LAJMI I FUNDIT:

Profili i Naim Gashit, drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Profili i Naim Gashit, drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka emëruar, Naim Gashin drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu duke e arsyetuar këtë vendim tha se komisioni përkatës ka vendosur për këtë në bazë të performancës së tij në konkurs.

Ai ka thënë se në komision përzgjedhës kanë qenë tre sekretarë, një përfaqësues i Universitetit të Prishtinës dhe një nga organizatat joqeveritare.


​Qeveria emëron Naim Gashin drejtor të Agjencisë të Akreditimit
Lexo po ashtu ​Qeveria emëron Naim Gashin drejtor të Agjencisë të Akreditimit

”Janë shqyrtuar 13 kandidatë, dhe 11 prej tyre kanë hyrë në listë të shkurtër”, tha Veliu.

Si kandidat Ministria e ka propozuar Naim Gashin, që është miratuar me shumicë të votave në Qeveri të Kosovës, pa asnjë votë kundër dhe abstenim.

Por kush është drejtori i ri i Agjencisë Kosovare të Akreditimit?

Naim Gashi ka lindur në vitin 1976 në Dobërdol të Podujevës.

Ai ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, studimet master në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni, ndërsa aktualisht vazhdon studimet e doktoratës.  Ai ka përvojë akademike dhe profesionale në Austri, Itali dhe Britani të Madhe.

Gashi për 10 vite është marrë me media dhe botime, është themelues i një kompanie që merret me këshillim biznesi, ndërsa ka ideuar dhe menaxhuar projekte të rëndësishme në sektorin privat në Kosovë. Ai ka qenë anëtar i Bordit të RTK-së (Radio Televizionit të Kosovës) dhe kryetar i Komisionit për Auditim në transmetuesin publik.

Gashi është analist dhe kolumnist i çështjeve ekonomike në shumë media vendore dhe ndërkombëtare.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori