Nga nesër (4 maj) masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë.

Kjo pasi numri i rasteve të reja me coronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.


Faza e parë do të nisë nga data 4 maj deri më 18 maj.

Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.3 në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nuk do të ketë më rotacion të orarit por nga nesër qytetarët do të dalin dy herë nga 90 minuta, para dhe pas dite.

Vitia ka theksuar se qytetarët nuk duhet të relaksohen por të vazhdojnë t’i respektojnë masat e qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 38 raste të shëruara dhe 10 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Aktualisht janë gjithsej 823 raste me 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.

Ju sjellim orarin e ri të lëvizjes i cili fillon nga nesër (e hënë) deri me 18 maj, njofton Telegrafi.

95266427 1652825718208342 3222273358120878080 n

95571676 1652826384874942 8548995419001061376 n

95658612 1652826008208313 1972546765290733568 n

95389073 1652825888208325 2910640332238487552 n