LAJMI I FUNDIT:

Ky është numri zyrtar i votuesve nga diaspora që do të votojnë me 11 qershor (Dokument)

Ky është numri zyrtar i votuesve nga diaspora që do të votojnë me 11 qershor (Dokument)

Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe, një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë Kosovës do t’i bashkohen votimit për zgjedhjet e 11 qershorit.

Indeksonline ka siguruar listën e shteteve të cilat kanë aplikuar për këto zgjedhje parlamentare.  Numri total i aplikacioneve del të jetë 20.354 prej tyre të pranuara janë 15.118, ndërsa të refuzuara 5236.

Shteti i cili prinë me më së shumti kërkesa është Zvicra. Nga ky vend kanë aplikuar më shume se 5000 shqiptarë. Pas këtij shteti është Gjermania me rreth katër mijë aplikime.


Shumë afër shteteve që flasin gjuhën gjermane është Serbia. Nga Beogradi kanë ardhur 4395 aplikime nga të cilat janë pranuar 1919 sosh. Kurse nga dy fuqitë e mëdha botërore, Amerika dhe Anglia kanë ardhur afro një mijë aplikime.

Mirëpo, në listën për të votuar në Kosovë kësaj here janë përfshirë edhe disa shtete që shqiptarët aty numërohen në ‘gishta’: Japonia, Somalia, Izraeli, Haiti, Uganda…

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpenzuar 2 mijë e 300 euro për zarfe dhe aplikacione për ata që votojnë nga diaspora.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori