Ekonomia e Rusisë është në prag të kolapsit. Pavarësisht pohimeve të despoti të Kremlinit, pozita e tij po dobësohet.
Burimi: The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Nuk është aspak befasuese që Vladimir Putini, duke pasur parasysh këndvështrimin e tij të kufizuar mbi performancën e Rusisë në fushëbetejë, e ka të vështirë të pranojë marrëveshjen për armëpushim – të arritur këtë javë në Arabinë Saudite, mes ShBA-së dhe Ukrainës.
Pavarësisht pengesave të panumërta që ka pësuar që nga përpjekja e tij e dështuar për të pushtuar Ukrainën tri vjet më parë, Putini ka mbetur i palëkundur në bindjen se në fund Moska do të triumfojë në qëllimin që ia ka vënë vetes.
Humbjet e mëdha që Rusia ka pësuar në fushëbetejë, duket se nuk kanë rëndësi për despotin e Kremlinit. As fakti që ekonomia e vendit të tij po përkeqësohet në mënyrë alarmante, me normat e interesit që kanë tejkaluar 20 përqindëshin si pasojë e drejtpërdrejtë e konfliktit.
Mbetet i pandryshuar besimi i tij i palëkundur se Rusia do të arrijë qëllimet e veta. Kjo u bë e qartë kur ai parashikoi, në fillim të vitit, se fitorja është brenda mundësive të Kremlinit.
Putini e ka bërë të qartë përbuzjen e tij ndaj bisedimeve në Arabinë Saudite. Ndërsa zyrtarët amerikanë dhe ukrainas finalizonin kushtet e marrëveshjes së armëpushimit, Putini urdhëroi një sulm me raketa ndaj Krivi Rihut – në qytetin e lindjes së presidentit Volodymyr Zelensky. Një grua u vra dhe nëntë civilë u plagosën.
Forcat ruse po intensifikojnë përpjekjet për të rimarrë territorin në rajonin jugor të Kurskut, i cili u kap nga forcat ukrainase verën e kaluar. Kjo përbën ndoshta poshtërimin më të madh që Putini ka pësuar gjatë konfliktit, pasi është hera e parë që territori rus u pushtua nga forcat e huaja – që nga Lufta e Dytë Botërore.
Meqenëse Putini beson se lufta po shkon në favor të tij dhe mbështetja e Perëndimit për Ukrainën po zbehet, nuk duket se i ngutet për t’ia dhënë fundin armiqësive. Siç komentoi një ndihmës i lartë i Kremlinit, pas njoftimit të marrëveshjes, Putini e ka të “vështirë” t’i japë fund luftës tani.
Në një botë ideale, Putini dëshiron të vazhdojë luftën derisa të ketë arritur të gjitha objektivat e tij maksimaliste – ta kthejë Ukrainën në një shtet vasal të Moskës dhe të parandalojë çdo përparim të mëtejshëm të Perëndimit në zonën e ndikimit të Rusisë.
Nëse Putinit do t’i lejohet ky luks, kjo është një çështje krejtësisht tjetër. Donald Trump ka vënë në lojë kapitalin e tij politik për të arritur një armëpushim dhe do të bëjë gjithçka për ta realizuar atë.
Kjo mund të shpjegojë se pse Putini, ndërsa i gëzohet përçmimit publik të Zelenskyt dhe kauzës ukrainase nga administrata e Trumpit, është treguar në mënyrë të pazakontë i rezervuar për gatishmërinë e tij – ose mungesën e saj – për të pranuar armëpushimin.
I është lënë ministrit të Jashtëm veteran të Rusisë, Sergei Lavrov, dhe zyrtarëve të tjerë të rangut të lartë të Kremlinit që të merren me çështjet e ndjeshme, siç është “koalicioni i të vullnetit” i Keir Starmerit për të mbrojtur sovranitetin ukrainas.
Lavrovi e ka hedhur poshtë këtë nismë, në mënyrë kategorike, duke këmbëngulur se kjo do të përbënte “përfshirjen e drejtpërdrejtë, zyrtare dhe të hapur të anëtarëve të NATO-s në luftën kundër Rusisë”.
Në prapaskenat e Kremlinit, Putini do të jetë nën presion për t’iu përgjigjur pozitivisht iniciativës së armëpushimit, veçanërisht nga grupi i fuqishëm i oligarkëve që në fakt kontrollojnë ekonominë ruse.
Me një prej mbështetësve më të njohur të Putinit, Oleg Deripaska – i cili është subjekt i sanksioneve britanike që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022 – që e ka denoncuar si “çmenduri” koston e luftës në Ukrainë, presioni nga oligarkët mund ta detyrojë Putinin të bëhet më pajtues.
Nuk është hera e parë që ndodhemi në këtë situatë, që nga momenti kur Putini filloi manovrat e tij për ta nënshtruar popullin ukrainas ndaj vullnetit të tij.
Dy marrëveshjet e Minskut, të negociuara pas pushtimit fillestar të Ukrainës nga Rusia në vitin 2014, përmbanin një sërë dispozitash për armëpushim të cilat Moska i pranoi, por rrallëherë i zbatoi.
Instinkti i Putinit do të jetë të ndërmarrë një tjetër strategji vonese, e cila do t’ia mundësojë atij të vazhdojë qëllimin e tij prej maniaku për të shtypur pavarësinë e Ukrainës, ndërsa njëkohësisht i bën një shërbim formal kërkesës së Donald Trumpit për paqe. Putini është i vetëdijshëm se do të qëndrojë më gjatë në pushtet sesa kundërshtari i tij amerikan, duke ditur se mandati i fundit i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të përfundojë përgjithmonë në janar të vitit 2029.
ShBA-ja dhe aleatët e saj duhet të jenë vigjilentë që Putini të mos shfrytëzojë asnjë proces paqeje për të çuar përpara synimet e tij irredentiste.
Çdo shenjë që tregon se lideri rus nuk po angazhohet plotësisht në frymën dhe përmbajtjen e një armëpushimi, duhet të pasohet me sanksione shkatërruese, jo me regjimin gjysmak të sanksioneve që është aktualisht në fuqi.
Për sa kohë që Rusia mund të vazhdojë të shesë naftë në Indi dhe Kinë – edhe pse me çmime të reduktuara ndjeshëm – Moska do të vazhdojë të ketë një mbështetje financiare. Nëse kjo mundësi do t’i hiqej, Rusia me shumë gjasa do të kthehej në gjendjen e varfërisë së viteve ’90 të shekullit XX.
Këmbëngulja e Rusisë për të mos marrë pjesë në bisedime të mirëfillta për paqen, duhet të rezultojë në një rritje të ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Perëndimi – sidomos tani që Trump dhe Zelensky duket se janë rikthyer në bisedime.
Nëse Putini nuk ka asnjë interes real për t’i dhënë fund armiqësive, në mënyrë afatgjatë, ai duhet t’i kuptojë pasojat katastrofike që vendi i tij do të përjetojë nëse përcaktohet që të vazhdojë luftën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker