LAJMI I FUNDIT:

Ky është koleksioni i ri nga Dior: Një bukuri femërore e fuqishme dhe misterioze

Ky është koleksioni i ri nga Dior: Një bukuri femërore e fuqishme dhe misterioze

Aktivitetet e modës në Paris nuk mund të iknin pa fituar vëmendjen e gjithë të interesuarve, në gjithë botën…

Shtëpia e modës Dior, së bashku me drejtoren kreative, Maria Grazia Chiuri, kanë sjellë në koleksionin e vjeshtës dhe dimrit 2019-2020, një parakalim surprizë, një koleksion veshjesh të gjitha në ngjyrë të zezë.


Fryma feministe që Maria Grazia Chiuri ka instaluar në koleksionet e Dior, kësaj radhe është frymëzuar nga antikiteti klasik dhe miti historik i magjisë…

E gjitha ka nisur që me përzgjedhjen e vendit për mbajtjen e sfilatës, pikërisht në një ndërtesë historike në 30 Rue Montaigne, aty ku Christian Dior ka hapur butikun e tij të parë…

Me këtë rast, vendi u shndërrua në një pyll gotik, me trungje pemësh të përdredhura, lojërat e dritë-hijeve dhe një labirint shkallësh që të çojnë në një kopsht në lulëzim të plotë…

Ideja e të gjithë sfilatës është: “Një tufë shtrigash që vijnë së bashku për të kryer ritualet”…

Prezenca e puplave të errëta me reflektime të gjelbra, rrjetat e punuara që mbulojnë sytë e fytyrën, aksesorët e mëdha prej ari që shoqërojnë veshjet dhe sandalet e sheshta që zëvendësojnë takat…

Pëlhurat e përdorura janë të lehta dhe në një stil që nuk ka kohë: Tafta të qëndisura, dantella të holla dhe të punuara me dorë, të cilat janë të kombinuara me pupla, kristale e gurë të çmuar.

Dekoltetë e perceptuara në forma gjeometrike theksojnë më shumë pjesët sensuale të trupit, si supet dhe harku i qafës, gjithashtu belet e shtrënguara shpeshherë me rripa dhe fundet e gjera e voluminoze…

Tipari dominues është ngjyra e zezë, një ngjyrë që ka qenë gjithmonë e lidhur me misterin dhe magjinë.

Një element tjetër që ka frymëzuar drejtoren kreative për këtë koleksion është antikiteti klasik. Referimi ndaj rolit të gruas në shoqëri është i qartë dhe i fortë, është teoria e mjellmës së zezë sipas të cilës ngjarjet e mëdha të historisë kalojnë pa u vënë re, ashtu si feminiteti ka qenë për shumë shekuj…

Ja pse Dior është një bukuri femërore e fuqishme dhe misterioze, plot sharmë të pakohë… Është pikërisht bukuria e një mjellme të zezë: e rrallë, kuptimplote dhe magjike…/Telegrafi/