Ky është fustani "magjik" i nusërisë punuar me fibra optike nga dizajnerja kosovare, që do ju mahnitë (Foto/Video)

13:"Kushtrim Riza
Dejzi’s Dresses nga Prishtina e njohur tashmë për kreacionet e saj unike, së fundmi ka mahnitur të gjithë duke krijuar edhe një herë diçka të re dhe unike në fushën e modës.
Është kjo një Vello e realizuar me fibra optike, fije këto që e bëjnë fustanin të jetë i ndritshëm gjatë natës, dhe të duket shumë glamuroz.
Fustani i bardhë është punuar me shumë përkushtim, duke filluar nga pjesa lart e cila është tërësisht punë dore, ndërsa për pjesën e poshtme është përzgjedhur material unik dhe kualitativ, ku edhe janë të vendosura fibrat optike.
Për më shumë mund t'i shikoni fotot dhe videon më poshtë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
























































