Në prag të festave, kur tryeza mbushet me produktet më të mira, mezim presim ato momente të vogla që na mbledhin rreth familjes e miqve.

Dhe nëse ka një produkt që i jep këtyre çasteve finesë, butësi dhe aromë kremoze… ai është Briette.


Ky djathë i butë, i pjekur ngadalë dhe me strukturë të mëndafshtë, është menduar posaçërisht për ato momente kur dëshiron diçka elegante, të pasur dhe të shijshme - por pa komplikime.

Pse Briette është zgjedhja ideale për fundvit?

Shije kremoze që kombinohet me gjithçka festive. Briette ka një mënyrë kremoze të veçantë që shkrihet lehtë në gojë, duke e bërë perfekt për:

- tavolina me finger food,

- pjatat e mezeve,

- kombinime me fruta të thata, vezë, rrush të thatë e mjaltë,

- ose thjesht mbi bukë të thekur me gjalpë.

Djathë me cilësi të lartë, pa laktozë

Në këtë periodë festive, jo të gjithë mund të konsumojnë produkte me laktozë. Briette është në natyrën e vet pa laktozë, ndaj mund të shijohet nga të gjithë, pa ndonjë shqetësim. Një përparësi që e bën zgjedhje fantastike për evente familjare dhe mbrëmje festive me mysafirë.

Ideale për receta të ngrohta dimri

Nëse dëshironi diçka më kreative, Briette transformohetedhe në:

xhevrek me mjaltë e arra,

receta me brumëra të ngrohta,

shoqëruese për mish të pjekur,

ose si djath kryesor në pjatat luksoze të fundvitit.

Kremoziteti djathit gjerman shton ngrohtësi dhe aromë - pikërisht atë që kërkon një darkë festive.

Djathi gjerman që ofron klas për fundvit

Nëse dëshironi ta çoni në tjetër nivel prezantimin dheshijen e tryezës së fundvitit, Briette është një ndër zgjedhjet më të sigurta.E butë, kremoze, shumë dimensionale në shije dhe perfekte për çdo kombinim - një produkt që sjell kreativitet dhe elegancë në çdo festë.

Briette prodhohet nga qumështi gjerman i kualitetit të lartë, nga kullotat më të mira. Ky djathë gjendet në tri shije dhe atë mund ta kërkoni në rrjetet e markteve në Kosovë.