LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinieri i njohur tregon si të përgatisni pure më të mirë nga patatja: Kjo është gjëja kryesore në përgatitje!

Kuzhinieri i njohur tregon si të përgatisni pure më të mirë nga patatja: Kjo është gjëja kryesore në përgatitje!

Purenë e patates shumica e duan, sepse përgatitet thjesht, ndërkaq është e shijshme. Mirëpo, edhe krahas asaj që shumica e amvisave gabimisht përgatisin purenë

Kuzhinieri i njohur anglez Markus Vareing zbulon truqet me ndihmën e të cilave gjithmonë pureja do të jetë e shijshme. Gjëja më e rëndësishme është që patatet të zihen në mënyrën e duhur, transmeton Telegrafi.

Vaering thekson se cila është mënyra më e mirë e përgatitjes së puresë nga patatja.


Në vend që t’i qëroni patatet, pritni në pjesë më të mëdha, zieni në ujë të valuar që të zbuten.

Mirëpo kushtoni kujdes që copat e patates të jenë të madhësisë së njëjtë, sepse nëse patatet e madhësive të ndryshme i qitni në ujë, të voglat do të zihen tepër, ndërkaq të mëdhatë nuk do të zihen mjaftueshëm.

Edhe pse shumica mendojnë që është krejt njësoj, sepse do të shtypen dhe do të bëhen pure – mirëpo meqenëse patatja e zier shumë thith më tepër ujë pureja do të bëhet e hollë.

Veç kësaj, pas zierjes duhet lënë patatet të qëndrojnë pesë minuta para se t’i shtypni dhe t’i bëni pure. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Chicken Kiev

Chicken Kiev

Kuzhina
Cup Cake - Dolce

Cup Cake - Dolce

Kuzhina
Crumble me molla

Crumble me molla

Kuzhina
Qofte me bizele

Qofte me bizele

Kuzhina
Makarona me mish pule

Makarona me mish pule

Oreksndjellëse
Recetë për paragjellë me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt

Recetë për paragjellë me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori