LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi vazhdon seancën për buxhetin 2019

Kuvendi vazhdon seancën për buxhetin 2019

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 11:00 pritet të vazhdojë seancën e së enjtes, në të cilën u diskutua për buxhetin.

Pas një debati të gjatë për Projektligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, seanca e Kuvendit është ndërprerë pa u hedhur në votim buxheti.

Hamza: Me buxhetin e vitit 2019 rritja ekonomike e vendit do të jetë 4.7%
Lexo po ashtu Hamza: Me buxhetin e vitit 2019 rritja ekonomike e vendit do të jetë 4.7%

Opozita kritikoi këtë buxhet duke thënë se është i përqendruar në kabinetin qeveritar dhe në asfalte, mirëpo jo në zhvillimin ekonomik në interes të qytetarëve.


Por, pushteti pohoi se Kosova për herrë të parë ka një ngritje kaq të shpejt të buxhetit. Pozita tha se janë shtuar investimet në të gjitha sektorët, posaçërisht në shëndetësi, infrastrukturë, kulturë, arsim dhe sektorë të tjerë.

Abdixhiku: Buxheti i vitit 2019 ka blerë paqen sociale
Lexo po ashtu Abdixhiku: Buxheti i vitit 2019 ka blerë paqen sociale
“]

Në seancë kanë mbetur edhe nëntë pika të rendit të ditës.