LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Kuvendi 2/11/23

Përfundon seanca, miratohet raporti vjetor financiar për buxhetin e vitit të kaluar

Përditesuar 02/11/2023 10:31

Kuvendi i Kosovës ka përfunduar sot punimet e saj ku në rend dite ishin disa projektligje.

Në seancë si pikë e veçantë ishte dhe miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës, pikë kjo që u shty për seancë tjetër.


Edhe disa marrëveshja ndërkombëtare janë shtyrë për në seancat e radhës në mungesë të kuorumit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-02-2023 15:16:26" ["time"]=> string(16) "02/11/2023 15:16" ["update"]=> bool(false) } 02/11/2023 15:16

Përfundon seanca, miratohet raporti vjetor financiar për buxhetin e vitit të kaluar

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot raportin financiar për buxhetin e vitit të kaluar me 62 vota.

Ndërsa, në mungesë të opozitës, nuk është shqyrtuar pika e rendit të ditës për formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave


Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër, ku për raportim në këtë seancë është ftuar kryeministri Albin Kurti.

Ai para deputetëve pritet të përgjigjet lidhur me atë që është dakorduar në takimin e fundit në Bruksel. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-02-2023 14:38:32" ["time"]=> string(16) "02/11/2023 14:38" ["update"]=> bool(false) } 02/11/2023 14:38

Kuvendi në mungesë të kuorumit nuk arrin të shkarkojë anëtarin e KPK-së, Agron Beka

Kuvendi i Kosovës ka rinisur punimet e saj me disa pika të rendit të ditës. 

E njëra ndër to është edhe “Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës”.


Kjo pikë e rendit të ditës ka hyrë në votim me 61 deputet të pranishëm në sallë, por vetëm 60 deputetë kanë votuar për dhe një nuk marrë pjesë në votim, duke pamundësuar shkarkimin e Bekës si anëtar i KPK-së. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-02-2023 12:22:07" ["time"]=> string(16) "02/11/2023 12:22" ["update"]=> bool(false) } 02/11/2023 12:22

Kuvendi në pauzë

Kuvendi i Kosovës ka shkruar në pauzë deri në ora 13:30, ndërkaq kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shtyrë disa pika të rendit të ditës për në seancën e radhës në mungesë të kuorumit.

Për tjetër seancë është shtyrë edhe deklarata e propozuar nga opozita në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.


Ndryshe, opozita lëshoi sallën pasi nuk kaluan dy mocionet e propozuara për debat parlamentar për kërkesat e grevistëve të Trepçës dhe për ato të Policisë së Kosovës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-02-2023 11:17:08" ["time"]=> string(16) "02/11/2023 11:17" ["update"]=> bool(false) } 02/11/2023 11:17

Nuk kaluan mocionet, opozita lëshon sallën

Nuk kaluan dy mocionet e partive opozitare për të diskutuar për kërkesat e grevistëve të Trepçës dhe për ato të Policisë.

Pasi këto dy mocione nuk morën përkrahjen e Kuvendit partitë opozitare lëshuan sallë.


Ndryshe, Kuvendi është duke vazhduar punimet me deputetët nga pozita me pikat tjera të rendit të ditës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-02-2023 11:13:17" ["time"]=> string(16) "02/11/2023 11:13" ["update"]=> bool(false) } 02/11/2023 11:13

Nuk kalon kërkesa e opozitës që të hyjë në rend dite mocioni për “grevën e minatorëve” dhe “kërkesat e Policisë”

Propozimi i partive opozitare, që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të hyjë miratimi i rezolutës për minatorët e Trepçës dhe kërkesat e Policisë nuk ka kaluar.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur në mocionin për kërkesat e grevistëve të Trepçës morën pjesë në votim vetëm 86 deputetë. 33 deputetë e kanë përkrahur mocionin, 36 kundër dhe 7 abstenuan.


Po ashtu nuk kaloi as propozimi i partive opozitare për kërkesat e Policisë së Kosovës.

Nga 94 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 84 prej tyre morën pjesë në votim. 34 deputetë e përkrahën mocionin, 50 deputetë abstenuan. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-02-2023 11:06:37" ["time"]=> string(16) "02/11/2023 11:06" ["update"]=> bool(false) } 02/11/2023 11:06

Kusari-Lila: Minatorët dolën me dy kërkesa shtesë, kërkuan shkarkimin e kryeshefit dhe emërimin e tjetrit menjëherë

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kanë ftuar anëtarët e sindikatës së Trepçës që të vijnë në komision dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre.


“Takimi është mbajtur kemi diskutuar katër orë të tëra, ne u dakorduam që në propozimin tonë që çështja e kryeshefit të trajtohet me urgjencë, të merret obligimi nga Ministria e Ekonomisë që pagat e minatorëve të ekzekutohen çdo muaj më së largu deri me datën 10 dhe të punohet për kushtet e punës, gjë të cilën qeveria tashmë e ka marrë miratimin për aprovimin e kredisë për 20 milionë euro investime në Kombinatin Trepça”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka shtuar se atë ditë nuk ka pasur gatishmëri nga minatorët që kanë qenë në minierë që të dalin të diskutojnë dhe në emër të tyre kanë diskutuar përfaqësuesit e sindikatës, por kanë kërkuar dy çështje shtesë: e para shkarkimin e kryeshefit dhe emërimin tjetrit menjëherë, gjë të cilën nuk mund ta bëjë kryesuesja e Bordit dhe tjetra të rividohen të gjitha vendimet e kryeshefit./Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-02-2023 11:00:44" ["time"]=> string(16) "02/11/2023 11:00" ["update"]=> bool(false) } 02/11/2023 11:00

AAK mbështet mocionin që në rend dite të jetë edhe çështja e minatorëve

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se AAK mbështet mocionin që si pikë e rendit të ditës të jetë edhe greva e minatorëve.


Tahiri theksoi se është po ashtu e rëndësishme të diskutohet edhe për kërkesat e Policisë së Kosovës.

“Duhet me urgjencë të trajtohen këto çështje se nëse vazhdohet ky zinxhir i protestave atëherë vendi dhe institucionet janë duke u devalvuar…”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-02-2023 11:00:34" ["time"]=> string(16) "02/11/2023 11:00" ["update"]=> bool(false) } 02/11/2023 11:00

Greva e minatorëve, Gashi: Të miratohet një Rezolutë e cila i kërkon Qeverisë së Kosovës që të plotësojë kërkesat e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), deputeti Arben Gashi ka kërkuar që të miratohet një Rezolutë e cila i kërkon Qeverisë së Kosovës që të plotësojë kërkesat e minatorëve të Trepçës të cilët janë në grevë.

Gashi gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës u shpreh se jeta dhe shëndeti i minatorëve është në rrezik dhe siç u theksoi ai “kërkesat e minatorëve janë minimaliste”.


“Minatorët e Trepçës ka më shumë se një javë që janë në grevë dhe jeta e shëndetit i tyre po rrezikohet. Andaj mendoj që me rëndësi është që Kuvendi ta shqyrtoj dhe të kaloj një rezolutë e cila i kërkon qeverisë që kërkesat e tyre të plotësohen sepse kërkesat e tyre janë minimaliste. Çka kërkojnë ata, është që pagat t’i marrin në fund të muajit. Mendojmë që kjo duhet të trajtohet urgjent”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-02-2023 10:56:22" ["time"]=> string(16) "02/11/2023 10:56" ["update"]=> bool(false) } 02/11/2023 10:56

PDK kërkon të hyjë si pikë e parë e rendit të ditës miratimi i rezolutës për minatorët

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në emër të partive opozitare, ka propozuar që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të hyjë miratimi i rezolutës për minatorët e Trepçës.


“Si Grup Parlamentar i PDK kemi proceduar me një  kërkesë për debat me një rezolutë po ashtu që i përkrahë kërkesat e minatorëve. Tash e dhjetë ditë minatorët janë në grevë, dhe ne për dhjetë ditë nuk kemi dashtë me sjellë në Kuvend me politizua këtë çështje sepse i kemi dhënë kohë qeverisë që të zgjidh këtë çështje, dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se sot duke e pasur parasysh që edhe rregullorja e lejon kërkojmë që sot të hyjë si pikë e parë miratimi i rezolutës me të cilën Kuvendi kërkon mbështetjen e kërkesave të minatorëve. /Telegrafi/