Kuvendi i RMV-së përkujton masakrën e Srebrenicës, Gashi: Gjenocidi para 29 viteve është ende i freskët
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot e ka shënuar 11 Korrikun – Ditën ndërkombëtare të përkujtimi të gjenocidit në Srebrenicë. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, tha se kjo ditë përkujton ngjarjen e tmerrshme që e cila kujton çdo ditë brishtësinë, por edhe vlerën e paçmueshme të paqes, sundimin e ligjit, bashkëjetesën, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Gashi tha se paqja, sundimi i së drejtës, bashkëjetesa, demokracia dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë vlera kruciale që të gjitha shoqëritë e qytetëruara dhe demokratike duhet t’i ruajnë, kultivojnë dhe përmirësojnë në epokën e globalizimit.
“Në emër të deputetëve në Kuvend dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë anëtarëve të familjeve të tyre, qytetarëve dhe institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe bashkëqytetarëve tanë boshnjakë. Gjenocidi në Srebrenicë prej para 29 vjetësh është ende i freskët në memorien kolektive, veçanërisht në mesin e qytetarëve të këtyre hapësirave”.
“Në korrik të vitit 1995, për vetëm disa ditë, u vranë më shumë se tetë mijë boshnjakë, nga mosha gjashtë mujore deri në 90 vjeç, në një nga krimet më të mëdha në territorin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Mijëra familje mbetën pa djem, baballarë, vëllezër, motra, nëna… Me qindra mbiemra të njëjtë apo të ngjashëm të shkruar në pllakat e mermerit në Potoçari janë dëshmitarë të heshtur të ekzekutimit të brezave të tërë në një familje”.
“Me mijëra nëna nga Srebrenica, pas luftës, u kthyen në shtëpitë e tyre të zbrazëta dhe të shkatërruara, për të qenë pranë varreve të të afërmve të tyre, ndërsa mijëra viktima të gjenocidit ende po gjurmohen nëpër varreza masive dytësore apo terciare në zona të ndryshme të atij rajoni. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet që t’i shmangemi asaj që ta quajmë këtë akt tragjik të jakderdhjes masive me emrin e vërtetë – gjenocid. Dhe gjenocidi nuk është një ngjarje që ndodh spontanisht dhe që ndodh vetvetiu. Ai ka autor, është një aksion i planifikuar dhe i organizuar, me qëllim të shfarosjes dhe shkatërrimit të tjetrit, në këtë rast të boshnjakëve nga Bosnja dhe Hercegovina”, tha Gashi.
Ai gjithashtu tha se kjo ishte arsyeja që Maqedonia e Veriut, së bashku me shumicën e vendeve të organizatës Botërore, para do kohe e mbështeti Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilën dënohet mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe me të cilën shpallet 11 Korriku si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
“Kjo Rezolutë, siç theksuan propozuesit e saj, nuk është e drejtuar kundër askujt në veçanti, por u referohet vetëm autorëve të gjenocidit, të cilët gjithsesi janë të njohur përgjithësisht, kurse për disa tashmë janë ekzekutuar aktgjykime ndërkombëtare për krime lufte”.
“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut çdo vit e shënon Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit nga viti 1995, pasi në vitin 2010, me Deklaratë, u mbështet Rezoluta e Parlamentit Evropian për Srebrenicën. Kjo është mënyra jonë për shprehje të respektit për jetët e humbura në mënyrë të dhunshme, ngushëllime ndaj të afërmve të tyre dhe katarsis i njerëzores në të gjithë ne si individë, si shoqëri dhe si shtete”, tha Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025