LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës merr statusin e anëtarit të asocuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

Kuvendi i Kosovës merr statusin e anëtarit të asocuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

Asambleja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), me votim njëzëri ka konfirmuar vendimin për avancim të statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga vëzhgues në anëtar i asocuar. Vendimi u mor gjatë Sesionit të 47-të APF-së mbajtur dje në Kigali, Ruanda.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se pas këtij vendimi, Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit në APF, përveç pjesëmarrjes dhe të drejtës së fjalës do të gëzojë edhe të drejtë vote në miratimin e dokumenteve të kësaj Asambleje, sikur edhe anëtarët e tjerë, si dhe një varg të drejtash të tjera të rezervuara për anëtarë të asocuar.

Ndërsa ngritja e statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e projekteve të reja të bashkëpunimit me institucionet, partnerët, vendet, parlamentet dhe qeveritë e anëtarëve të Frankofonisë.


Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë Asamble përbëhet nga deputeti Dimal Basha, udhëheqës i Delegacionit të Përhershëm ë Kuvendit të Republikës së Kosovës në APF, si dhe deputetët Ariana Musliu Shoshi dhe Fridon Lala, anëtarë të delegacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori