Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites së punës sipas rendit të ditës së seancës së 14-të, përfundoi debatin për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë, të propozuar nga deputetë nga Fronti Evropian, dhe me 64 vota “për” dhe 13 “kundër” konstatuan se nuk është i pranueshëm dhe se nuk mund të jepet për lexim të mëtejshëm. Seanca vazhdon nesër në orën 12:00.
Ilire Dauti nga Fronti Evropian theksoi se në vend ka mbi 1.400 vende ku luhet bixhoz.
“Pikërisht për këtë duhet të kalojë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese”, tha Dauti.
Theksoi se këtë ua kanë premtuar edhe Lëvizjes Antibixhoz nga Tetova.
Elmi Aziri nga koalicioni i njëjtë theksoi se statistikat tregojnë se në vendin tonë për një vit në kazino ka të ardhura prej 800 milionë deri një miliard euro, që, siç tha, është gati një e katërta e buxhetit shtetëror.
“Prandaj nuk ka arsye për të refuzuar Propozim ligjin sepse bixhozi shkatërron të ardhmen e fëmijëve dhe familjet kanë probleme çdo ditë. Prandaj ju bëj thirrje që të largohemi nga matrica jonë politike dhe t’i jepet përparësi ndërgjegjes, sepse të gjithë jeni të vetëdijshëm që kazinotë duhet të mbyllen”, tha Aziri.
Blerim Bexheti, gjithashtu, nga Fronti Evropian theksoi se pikërisht ky Propozim ligj para një kohe ishte tërhequr nga rendi i ditës në mbledhjen e kuvendit pa respektuar procedurat.
“Ka edhe lojëra të fatit në të zezë dhe duhet edhe ato të ndalohen sepse janë e keqja e familjeve dhe shoqërisë”, tha Bexheti.
Ky Propozim i ligjit, siç theksoi Sali Murati nga Fronti Evropian, ka për qëllim të sjellë kufizime më të ashpra në lojërat e fatit sepse qasja liberale mundëson gjithnjë e më shumë të rinj të bëhen viktima të bixhozit dhe të bëhen të varur nga ai.
“Varësia nga bixhozi nuk prek vetëm individin, por të gjithë familjen. Humbjet financiare mund të kenë pasoja afatgjata për fëmijët dhe bashkëshortët”, tha Murati.
Sali Sulejmani theksoi se kazinotë në shtet janë në çdo skaj që kontribuon për rritjen e bixhozit, ndërsa kjo ka pasoja të thella për qytetarët sepse është “sëmundje e rrezikshme e cila është përhapur”.
Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE theksoi se pajtohet që kazinotë të mbyllen, por shtoi se kjo zgjidhje ligjore nuk do të përkrahet nga deputetët e VMRO-DPMNE-së sepse ka për qëllim mbrojtjen e krimit dhe interesave afariste të disa personave nga BDI.
“Sa licenca janë dhënë gjatë shtatë viteve të fundit”, pyeti Stojanoski.
Thoni, tha, se doni t’i largoni kazinotë nga shkollat, ndërsa në të njëjtën kohë bëtë kazino onllajn.
“Në këtë biznes ka krim me lojërat e fatit dhe shumë shpejt dikush do të përgjigjet”, theksoi Stojanoski dhe shtoi se Ministria e Financave është në përgatitje të ligjit për lojërat e fatit i cili do të jetë sistematik dhe i cili do të miratohet në procedurë gjithëpërfshirëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë