Kuvendi nesër i rikthehet punimeve për sesionin vjeshtor

Kuvendi i Kosovës nesër rikthehet me mbledhjen e kryesisë, ku edhe pritet të caktohet seanca e re.
Në këtë mbledhje përveç shqyrtimit të pikave të mbetura nga seancat e kaluara, do të shqyrtohet edhe projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe projektligji për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.
Rendi i ditësMiratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021: 4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, 6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”, 11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni. III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 12 gusht 2021: 8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020. IV. Përgatitjet për Seancë plenare: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalitve nga seancaat e mëparshme, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, 6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.















































