Me vendim unanim të 31 këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, sa ishin gjithsej prezentë në seancën e sotme urgjente, u miratua konkluzioni i datës 30 nëntor për inicim të procedurës për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.
Gjatë kësaj seance u tha se përgjigjja nga MAPL ka qenë jo e drejtë, ndërsa të gjithë këshilltarët e mbështetën peticionin për bashkimin e qytetit që do të nënshkruhet nga qytetarët deri të dielën.
Kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, u shpreh skeptik se kjo nismë rreth peticionit do të mbështetet nga institucionet qendrore.
Ndërsa Donijet Bislimi, shef i Grupit të PDK-së, tha se iniciativa e ndërmarr nga kryetari dhe e shtyrë nga qytetarët e Mitrovicës, duhet të vazhdojë deri në realizimin e saj.
Sipas tij, duhet pasur kujdes që kjo iniciativë të mos bëhet për popullizëm dhe të merret parasysh situate aktuale e banorëve shqiptarë në veri, sepse siç tha ai, shpesh ndodhë që vendimet e Kuvendit Komunal në jug të rezultojnë me një jetë të komplikuar për shqiptarët në veri.
Edhe Fidan Ademi nga Vetëvendosje ka bërë të ditur se është pro mbështetjes së iniciativës për peticion.
Në anën tjetër, Xhevahire Bahtiri nga AKR, ka sqaruar se ky Kuvend ka arsye akoma më shumë të insistojë në iniciativën për bashkimin e qytetit, pas deklaratave të presidentit serb në OKB, ku pati thënë se nuk e njeh planin e Ahtisarit.
Ajo shtoi se Mitrovica u nda pikërisht në bazë të planit të Ahtisarit dhe nëse këtë plan e mohon presidenti serb, kjo do të thotë një arsye më shumë që peticioni të shtyhet deri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe aty pastaj të kaloj.
Pasi dëgjoi gati të gjitha diskutimet e pjesëmarrësve rreth kësaj çështje, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka quajtur skandaloze përgjigjen nga ana e MAPL-së, ndërsa u shpreh i bindur se kërkesa e qytetarëve të Mitrovicës do të miratohet në përpikëri.
Ai ka përmendur edhe emrat e disa liderëve të partive, me të cilët tha se është konsultuar dhe ka marrë mbështetjen e tyre.
“Sot kemi ardhur që t’i themi MAPL-së se ka gabuar thellësisht dhe kjo është skandaloze. Ne kemi bërë një kërkesë Qeverisë së Kosovës dhe ajo kërkesë është shumë legjitime, dhe ftoj Ministrinë që ta rishqyrtoj këtë kërkesë dhe mos ta lë në gjysmë të rrugës, por të shkoj aty ku e kemi drejtuar sepse ne nuk ju kemi drejtuar Ministrisë por qeverisë së Kosovës. Unë po ju them me plot bindje, më se 1 milion për qind i sigurt, se kjo kërkesë e jona do të zbatohet pikë për pikë. Nuk është iniciativë që e ka marrë një kryetar i komunës, konsultuar mirë dhe pa marrë mbështetje të mirë. Këtë iniciativë e përkrahin shumica e partive politike në qendër të Republikës së Kosovës. Duke u nisur nga Kadri Veseli, Daut Haradinaj, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, Fatmir Limaj dhe të tjerët, kështu që ky është një vendim i përgjithshëm. Nuk kemi nisur diçka që të mbesim në gjysmë të rrugës”, ka thënë Bahtiri. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës