Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me 60 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se konfirmimi kushtetues i konfiskimit civil është ndër çështjet më të rëndësishme si një instrument legjitim për luftën kundër korrupsionit.
“Për të sqaruar, Qeveria nuk ka përpiluar një projektligj të ri, por vetëm janë adresuar në mënyrë specifike çështjet që Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën. Një ndër çështjet më të rëndësishme është konfirmimi i kushtetutshmërisë së konfiskimit civil, si një instrument legjitim dhe proporcional për luftën kundër korrupsionit në sektorin publik, pra një arritje e madhe e shtetit të së drejtës. Çështjet kryesore të adresuara përfshin retroaktivitetin e ligjit, nevojën për qartësi në lidhje me periudhat kohore brenda të cilave byroja shtetërore mund të verifikojë pasurinë e fituar kundërligjshëm, gjithashtu përfshin përbërjen e komisionit mbikëqyrës në respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve. Sa i përket çështjes së retroaktivitetit të ligjit, si një nga çështjet kryesore të kësaj nisme Gjykata Kushtetuese nuk e ka refuzuar parimisht retroaktivitetin, por ka theksuar se ai duhet të zbatohet me kujdes duke respektuar parimin e proporcionalitetit ”, tha Haxhiu.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se ky dokument është me elemente kundërkushtetuese, dhe si i tillë nuk duhet të kalojë për miratim.
“Tani, ne e kemi një draft tjetër, dhe themi përsëri se ky dokument është me elemente kundërkushtetuese. E mendojmë në tre çështje kryesore, e para ka të bëjë me drejtorin e këtij institucioni, përkundër që Komisioni i Venecias ka thënë që është mirë të mendohet për një udhëheqje kolegjiale jo nga një person i vetëm, megjithatë qeveria insiston përsëri që të jetë një person i vetëm… Është deformim serioz, substancial i sistemit institucional kushtetues që kemi ndërtuar në Kosovë. Kjo i bie që një parti politike që do t’i fitojë zgjedhjet këtë institucion me lehtësinë më të madhe e kthen në instrument krejtësisht të persekutimit të kundërshtareve e politik, kjo nuk ju duhet as juve as vendit. Duhet të bëjmë çmos që vërtet ta ndalojmë këtë… Asnjëherë nuk duhet askush të lejojë që për qëllime të mëdha për vendin ta deformojmë funksionimin kushtetues dhe ligjor të institucioneve”, tha Selmanaj.
Ndaj deputetit Selmanaj ka reaguar ministrja Haxhiu e cila akuzoi opozitën se nuk e dëshiron konceptin e konfiskimit civil.
“Po diskutojmë, po debatojmë, po argumentojmë për vite me radhë, që dy vite, madje shumë vite më herët, sepse edhe si opozitë ne e kemi propozuar këtë ligj në Kuvend, por situata është e qartë – LDK dhe e gjithë opozita nuk e do konceptin e konfiskimit civil – kjo është e vërteta. Çdo tjetër që thuhet në këtë foltore është vetëm fasadë me të cilën unë nuk kam interes të merrem. Në emër të qeverisë ju lutem ta votoni këtë projektligj dhe ta çlirojmë Kosovën nga të korruptuarit dhe nga ata të cilët kanë abuzuar me detyrën zyrtare dhe nga ata të cilët kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme”, ka thënë Haxhiu.
Për këtë Selmanaj ka thënë se padituria është “këmbëkryq” në Ministrinë e Drejtësisë, e cila sipas tij, nuk kanë argumente profesionale.
“Jemi në fund të mandatit, por padituria është këmbëkryq në Ministrinë e Drejtësisë – nuk kanë argumente profesionale për të diskutuar. Unë prita argumente profesionale”, tha Selmanaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës