Kuvendi miraton edhe tri marrëveshje ndërkombëtare

Deputetët me 98 vota për, miratuan marrëveshjen e kredisë me Bashkimin Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes së unionit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo kredi u tha se është rreth 600 milionë euro.
Krahas kësaj, të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër edhe një marrëveshje tjetër të kredisë, kësaj radhe me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Kompas – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë”.
Deputetët po ashtu ratifikuan marrëveshjen e kredisë tjetër me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”.
Krahas këtyre, në seancën e sotme të jashtëzakonshme dhanë betimin e tyre si deputetë Uran Ismaili nga PDK dhe Afërdita Hajrizi nga LVV.





















































