LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, shqyrtohen pesë projektligje financiare

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, shqyrtohen pesë projektligje financiare

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet e seancës plenare të datës 11 qershor me pikat e pambaruara.

Në vazhdimin e seancës, e cila do të nis në orën 10:00 pritet të shqyrtohen këto pesë projektligje:
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, dhe
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq në seancën e re e cila do të nis në orën 11:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare si dhe Interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti dhe raportimit të tij dhe debatit paralamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.


Kryeministri Avdullah Hoti sot në interpelancë për heqjen e reciprocitetit si dhe dialogun Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Kryeministri Avdullah Hoti sot në interpelancë për heqjen e reciprocitetit si dhe dialogun Kosovë-Serbi

Interpelnaca e Hotit është kërkuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori