Prej tyre, njëra është marrëveshje ndërkombëtare, ajo për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian e radhitur për ratifikim për seancën plenare të 2 nëntorit.

Të gatshme për ratifikim janë edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare, bën të ditur sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.


Në mesin e 32 projektligjeve, në procedurë janë edhe:

- Shtatë (7) projektligje që presin për shqyrtim të parë,

- Gjashtë (6) projektligje presin për shqyrtim të parë, pas plotësimit të kushteve

- Katërmbëdhjetë (14) projektligje janë në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare

- Një (1) projektligj është për mendim në Qeveri

Planet për rregull të ri ligjor të Qeverisë ngecin nëse nuk marrin edhe aprovimin e Kuvendit të Kosovës. Kështu vlerëson Jetmir Bakija, nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke shtuar se në këtë mënyrë ekzekutivi po pengohet në realizimin e planeve të saj.

Përkundër punës efektive të deritanishme, Bakija thotë se planifikimet ligjore të Qeverisë nuk mund të ecin përpara pa e marrë edhe miratimin e legjislativit. /Tribuna Channel/