LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja sot seancë për votën e Etem Arifit, për Qeverinë Hoti

Kushtetuesja sot seancë për votën e Etem Arifit, për Qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot do të mbajë një seancë publike (online) për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese, për shkak të votës së deputetit të partisë së Ashkalinjëve, Etem Arifit, i cili është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Sipas një përgjigje dërguar Telegrafit nga drejtori i zyrës për komunikim dhe informim të Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula seanca dëgjimore do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online) për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19.


“Seanca dëgjimore publike në këtë rast do të mbahet të mërkurën, më 2 dhjetor 2020. Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online)”, ka thënë ai për Telegrafin.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00, ku do të marrin pjesë të gjitha palët.

Ndryshe, Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

Ndërsa, për LVV-në, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jo-valide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Arifi është i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, deputeti Arifi arriti që të merrte pjesë në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore. Kjo kërkesë iu miratua nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars, Arifi votoi për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në fund të këtij muaji, deputeti Arifi ishtë i obliguar që të paraqitet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar vuajtjen e dënimit me burg.

Votimi i deputetit Arifi nxiti debate të shumta për ligjshmërinë e votës së tij dhe për këtë arsye LVV-ja ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori