Dhjetë ditë pasi Qendra Shëndetësore e Vranjës së Serbisë mohoi pretendimet se testet e COVID-19 kryhen në një dhomë të pistë që po shembet dhe ku mbeturinat mjekësore gjenden kudo në dysheme, janë publikuar imazhet e kushteve katastrofike nga një prej spitaleve të Vranjës.

“Kjo është çnjerëzore, shikoni, si të ishte një gjendje lufte. Dhe kjo është dy vjet pas epidemisë. Ka shumë reparte me kushte të tilla”, thotë një person anonim për nova.rs.


Korridoret dhe dhomat duken të shëmtuara dhe rrëqethëse, batanijet e pista janë të shpërndara gjithandej në tokë.

"Nuk e di se për çfarë janë këto batanije në dysheme. Nuk e di nëse pikojnë radiatorët dhe ato janë vendosur që ne mos të rrëshqasin", shtoi ai.

Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situata Emergjente, në spitalet e Vranjës aktualisht ndodhen 100 pacientë me COVID-19, ku 56 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në këtë qytet janë raportuar edhe 137 raste të reja me coronavirus. /Telegrafi/

1644416666 IMG 7ffe5b8624a828c05f4a99bf348bf55a V

1644416669 IMG 1bcc3f9f85772836f06d5a5d63aa978f V

1644416672 IMG f42e03a0b3ade2a9791be2add473c6f9 V

1644416675 IMG c894e42893ec423b32a0bef30245fd31 V