LAJMI I FUNDIT:

“Kush shënon gol në Pejë, e pret shpërblimi!”

“Kush shënon gol në Pejë, e pret shpërblimi!”

Besa e ka bërë mrekullinë. Skuadra pejane e kaloi pjesën e parë të kampionatit pa e pësuar asnjë gol në “Shahin Haxhiislami”. Portieri Valmir Bytyqi në shaka thotë se cilido futbollist që arrin të shënojë gol në Pejë, e pret shpërblimi

Besa ka bërë mrekullinë. Skuadra pejane e kaloi sezonin vjeshtor pa e pësuar asnjë gol para tifozëve të saj. Prej tetë ndeshjeve të zhvilluara në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, topi asnjëherë nuk ka shkuar në rrjetën e portës së portierit Valmir Bytyqit.

Ky i fundit qëndroi 720 minuta në portën e tij në Pejë dhe asnjë futbollist kundërshtar nuk ka arritur ta mposhtë, gjë që e ka bërë shumë krenar portierin e njohur kosovar.

Madje, ai konsideron se pa ndihmën e bashkëlojtarëve të tij nuk do të mundë t’i shpëtonte mposhtjes në këtë mënyrë fantastike, shkruan Zëri.


“Nuk kam qenë i preokupuar shumë rreth këtij rekordi, por me kalimin e ndeshjeve e kemi parë që është e arritshme dhe kemi shtuar edhe më shumë koncentrimin që të mos pësojmë, duke e ditur që edhe nga mospësimi jemi shumë afër fitores dhe kështu ky sezon shkoi siç është më së miri në këtë drejtim”, ka deklaruar Bytyqi për “Zërin”.

Ai thekson se ekipi i tij nuk ishte i përqendruar vetëm në mbrojtje, por ka bërë gjithnjë shumë për të shënuar ndaj ekipeve kundërshtare.

“Ne kemi një ekip cilësor dhe me shumë përvojë dhe pa ndonjë stres e kemi arritur këtë statistikë fantastike”, theksoi 34-vjeçari për Zërin.

Ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor Besa do ta zhvillojë larg Pejës, përkatësisht në Prizren, ku do të takohet me Lirinë.

Kush shënon gol në Pejë, e pret shpërblimi!

Kur e arrin një statistikë të shkëlqyeshme, atëherë normalisht që ndihesh mirë dhe gjen kohë edhe për të bërë pak shaka. Një gjë të tillë po e bëjnë edhe Valmir Bytyqi me futbollistët tjerë të Besës, të cilët thonë se do ta shpërblejnë cilindo futbollist kundërshtar që arrin të shënojë gol në Pejë.

“Shpërblimi për atë që shënon gol në Pejë, do të vazhdojë sërish, madje mendojmë të shtojmë edhe diçka tjetër”, thotë Bytyqi duke qeshur për Zërin.

Ai shpreson që të mbetet i pakalueshëm për kundërshtarë edhe në pjesën e dytë të kampionatit, për ta ndihmuar kështu Besën drejt titullit të kampionit.

“Fokusi ynë është që të fitojmë titullin, por ne do të mundohemi të vazhdojmë me të njëjtin ritëm sepse titull pa mbrojtje të fortë nuk ka. Suksesi është i gjithë ekipit, assesi individëve, pasi që futbolli është sport kolektiv”, përfundoi Bytyqi.

Besa aktualisht zë vendin e tretë në renditje me 26 pikë të tubuara, katër më pak se lideri Feronikeli.

Rezultatet e Besës në Pejë

Besa – Hajvalia 1:0

Besa – Vushtrria 0:0

Besa – Prishtina 3:0

Besa – Liria 3:0

Besa – Gjilani 0:0

Besa – Istogu 1:0

Besa – Trepça ’89 1:0

Besa – Drita 2:0

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori