Dhjetëra dokumente të klasifikuara të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së që përfshijnë harta, grafikë dhe fotografi kanë rrjedhur në internet.
Këto dokumente, në disa prej tyre që shkruhej “top sekret”, pretendohet se paraqesin një pamje të detajuar të luftës në Ukrainë, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Ato tregojnë për viktimat nga të dyja palët, dobësitë ushtarake të secilës – dhe më e rëndësishmja, se cilat mund të jenë fuqitë e tyre relative kur Ukraina të vendosë të nisë ofensivën e saj të shumëpritur pranverore.
Sa të vërteta janë këto faqe të printuara të shpalosura dhe të fotografuara, ndoshta nga tryeza e dhomës së ngrënies së dikujt? Dhe çfarë na tregojnë këto neve apo Kremlinit, që ne nuk dinim tashmë?
Së pari, shkruan BBC, kjo është rrjedhja më e madhe e informacionit sekret amerikan për luftën në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin 14 muaj më parë. Disa nga dokumentet janë të vjetra deri në gjashtë javë, por implikimet janë të mëdha.
Zyrtarët e Pentagonit citohen të kenë thënë se dokumentet janë të vërteta.
Informacioni për të paktën njërin prej tyre duket se është ndryshuar duke dalë një version tjetër, por nga një grumbull prej rreth 100 dokumentesh, ky duket një detaj relativisht i vogël.
BBC News ka shqyrtuar më shumë se 20 dokumente. Ato përfshijnë përshkrime të detajuara të trajnimit dhe pajisjeve që i ofrohen Ukrainës, derisa vendi bashkon një mori brigadash të reja për një ofensivë që mund të fillojë brenda javësh.
Aty thuhej se kur brigadat do të jenë gati, dhe përmendi të gjitha tanket, mjetet e blinduara dhe artileritë që po sigurohen nga aleatët perëndimorë të Ukrainës.
Megjithatë, vëren se “koha e dorëzimit të pajisjeve do të ndikojë në trajnimin dhe gatishmërinë” e tyre.
Një hartë përfshiu gjithashtu “vijën kohore të terrenit të vështirë”, duke vlerësuar kushtet e tokës në të gjithë Ukrainën lindore gjatë stinës së pranverës.
Pas një dimri që ka sfiduar deri në kufi mbrojtjen ajrore të Ukrainës, ka gjithashtu një analizë të aftësisë së zvogëluar të mbrojtjes ajrore të Kievit, pasi kërkon të balancojë burimet e tij të kufizuara për të mbrojtur civilët, infrastrukturën kritike dhe trupat e saj të vijës së parë.
Dokumentet e rrjedhura jo vetëm që thonë shumë për gjendjen e ushtrisë së Ukrainës – ato flasin edhe për disa nga aleatët e tjerë të Washingtonit. Nga Izraeli në Korenë e Jugut, dokumentet zbulojnë debate të brendshme që ato vende kanë për Ukrainën dhe çështje të tjera të ndjeshme.
Disa nga dokumentet janë shënuar si top sekret, të tjera do të duheshin të ndahen vetëm me aleatët më të afërt të inteligjencës së Amerikës.
Sa paraqesin dokumentet detaje të reja?
Shumë detaje në këto dokumente janë të njohura. Megjithatë ka shumë më tepër, dhe të gjitha në një vend.
Për shembull numri i viktimave. Është pak për t’u habitur kur mësohet se SHBA-ja vlerëson se midis 189,500 dhe 223,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur.
Shifra ekuivalente për humbjet e Ukrainës, midis 124,500 dhe 131,000 – është gjithashtu në përputhje me gamën e shifrave që iu kumtua gazetarëve javët e fundit.
Në të dyja rastet, Pentagoni thotë se ka “besim të ulët” në shifra, për shkak të boshllëqeve në informacion, sigurisë operacionale dhe përpjekjeve të qëllimshme, ndoshta nga të dyja palët, për të mashtruar me informata.
Me sa duket, ky është vendi i vetëm ku janë bërë përpjekje për të ndryshuar dokumentet për ta bërë të duket sikur Ukraina po pëson numër më të madh viktimash.
Një version i cili u shfaq në një faqe pro-ruse të Telegramit modifikoi numrin e ukrainasve të vrarë.
E gjithë kjo na sjell te pyetja se kush i publikoi këto dokumente dhe pse?
Rrjedhja e dokumenteve
Historia se si dokumentet përfunduan nga platforma e mesazheve Discord, në 4Chan dhe Telegram është treguar tashmë nga Aric Toler i grupit hetimor të inteligjencës me burim të hapur Bellingcat.
Toler thotë se ende nuk ka qenë e mundur të zbulohet burimi origjinal i rrjedhjeve, por tregon paraqitjen e tyre në një platformë mesazhesh të njohur me lojtarë ‘online’ në fillim të marsit.
Më 4 mars, pas një debati për luftën në Ukrainë në një server në Discord të frekuentuar nga lojtarët e lojës kompjuterike Minecraft, një përdorues shkroi “këtu, keni disa dokumente të rrjedhura”, përpara se të postonte 10 dokumente.
Është një formë e pazakontë, por jo unike e rrjedhjes.
Në vitin 2019, përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, dokumentet në lidhje me marrëdhëniet tregtare SHBA-Mbretëri e Bashkuar u shfaqën në Reddit, 4Chan dhe faqe të tjera.
Në atë kohë, Reddit tha se dokumentet e pa redaktuara kishin origjinën në Rusi.
Në një rast tjetër, vitin e kaluar, lojtarët e lojës ‘online’ War Thunder postuan vazhdimisht dokumente të ndjeshme ushtarake, me sa duket në përpjekje për të fituar debatet mes tyre.
Por rrjedhja e dokumenteve të fundit është më e ndjeshme dhe potencialisht e dëmshme.
Ukraina e ka ruajtur me përkushtim “sigurinë e saj operacionale” dhe nuk mund të jetë e lumtur që një material kaq i ndjeshëm të shfaqet në një moment kaq kritik.
Ofensiva pranverore e Ukrainës mund të përfaqësojë një moment të ri për qeverinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të ndryshuar dinamikën në fushën e betejës dhe për të vendosur kushte për bisedimet e paqes më vonë.
Në Kiev, zyrtarët kanë folur për një fushatë të mundshme dezinformimi nga Rusia.
Blogerë të tjerë ushtarakë kanë sugjeruar të kundërtën: se e gjitha është pjesë e një komploti perëndimor për të mashtruar komandantët rusë.
Çka është më e rëndësishmja, nuk ka asgjë në dokumentet e rrjedhura deri më tani që të tregojnë drejtimin ose shtyrjen e një kundërofensive të Ukrainës.
Kremlini tashmë duhet të ketë një ide mjaft të mirë për shtrirjen e përgatitjeve të Ukrainës (edhe pse dështimet e inteligjencës së Moskës kanë qenë shumë të dukshme gjatë gjithë luftës), por Kievi duhet të mbajë armikun e tij të hamendësojë se si do të zhvillohet fushata, në mënyrë që të maksimizojë shanset për sukses. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025