LAJMI I FUNDIT:

Kush janë palestinezët izraelitë në Izrael?

Kush janë palestinezët izraelitë në Izrael?

Raketa dhe ofensivë ushtarake – ky është niveli i ri i shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt. Kësaj i shtohet një dimension i ri i paqenë më parë: Me një ashpërsi të paparë ndonjëherë në Izrael dy grupe të popullsisë po përleshen me njëri-tjetrin, fjala është izraelitët hebraikë dhe izraelitët palestinezë.

Sa e rrezikshme është gjendja?


Në qytetin Lod në juglindje të Tel Avivit, forcat e sigurisë duhet të pengonin së fundmi përleshjet masive në rrugë mes dy grupeve të popullsisë, ku u vunë në përdorim thika dhe armë. Po ashtu në Lod iu vu zjarri një sinagoge dhe jeshivas-një shkollë fetare hebraike.

Në qytetin Ako dhe në zonën e Tel Avivit në mesin e turmave u tërhoqën zvarrë burra nga makinat e tyre dhe u rrahën rëndë. Në Ako ishte një burrë hebre, në Bat Yam një arab izraelit. Këto janë disa shembuj për shpërthimin e dhunës në shumë rajone mes qytetarëve të Izraelit. Presidenti i Izraelit, Reuvin Rivlin paralajmëroi nga rreziku i një “lufte civile”, kurse kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u shpreh, se “qytetarëve izraelitë dua t’u them: nuk më intereson nëse iu zien gjaku. Ju nuk duhet të kaloni në vetëgjyqësi. Asgjë nuk e justifikon linçimin e arabëve nga hebrenjtë dhe anasjelltas. Kjo nuk është e pranueshme.”

Kush janë palestinezët izraelitë?

Kur u themelua shteti izraelit në vitin 1948 rreth 700.000 palestinezë lanë shtëpitë e tyre. Nga këndvështrimi palestinez kjo u quajt  “Nakba”, katastrofa, një aksion pastrimi etnik i ushtrisë izraelite. Kurse sipas këndvështrimit izraelit bëhej fjalë për një eksod me vullnet të lirë, që pasoi pas thirrjeve përkatëse arabe. Nga grupimet e popullsisë që kanë qëndruar ne territorin izraelit shtetëror sot, lindi grupimi i izraelitëve palestinezë, deri tek banorët e Jeruzalemit lindor që kanë një status tjetër.

Izraelitët palestinezë, shpesh të njohur edhe si izraelitë arabë, në vitin 2019 përbënin 21% të popullsisë së Izraelit. Kjo vlerë është në rritje të vazhdueshme në Zyrat e Statistikës të Izraelit, CBS në 50 vitet e fundit, sepse kuota e lindjeve tek kjo popullsi është më e lartë. Politikanët nacionalistë izraelitë i shohin këto shifra si një problem për Izraelin, sepse në të ardhmen ato rrezikojnë pozicionin udhëheqës të pjesës hebraike të popullsisë. Familjet ultra ortodokse izraelite me shumë fëmijë e ngadalësojnë këtë zhvillim.

Palestinezët në Izrael mesatarisht gëzojnë një standard jetese më të lartë se ata në Jordanin Perëndimor apo në Rripin e Gazës. Por krahasuar me shumicën hebraike të popullsisë këta palestinezë janë më pak të shkolluar dhe më të varfër. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve në vitin 2016 gati gjysma e familjeve palestineze jetojnë në varfëri, krahasuar me 13% të familjeve hebreje.

Çfarë influence politike kanë palestinezët izraelitë?

Ligji për kombësinë shtetërore i iniciuar në vitin 2018 nga qeveria e Netanjahut e zvogëloi ndikimin e popullsisë palestineze. Ai e deklaron Izraelin si “atdheun e popullit hebre” me Jeruzalemin e pandarë si kryeqytet. Gjuha hebraike është gjuha e vetme kombëtare, arabishtja degradohet në një status të veçantë të pacaktuar qartë.

Duke iu referuar këtij ligji, grupet palestineze bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të mëpasshme të parlamentit izraelit. Me pasojë që forcat e tyre politike në Knesset u përfaqësuan më dobët, se sa mund të mendohej nga demografia. “Lista e Bashkuar” u fut në koalicionin kundër Netanjahut. Para zgjedhjeve të fundit të marsit 2021, partia Ra’am me kreun e saj Mansur Abas u shkëput nga ky bllok politik. Abasi kërkon që t’i përdorë në avantazh të palestinezëve grindjet mes partive izraelite dhe ka deklaruar para zgjedhjeve, se me kushtin e koncesioneve të gjera për palestinezët do ishte i gatshëm të mbështeste qeverinë e ardhshme.

Ndërkohë 4 deputetët e Ra’am konsiderohen si shumë të rëndësishëm për krijimin e qeverisë, por shkallëzimi i fundit i situatës i ka trazuar edhe bisedimet për koalicionin qeverisës. /DeutscheWelle/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Evropa
Kalo në kategori