LAJMI I FUNDIT:

Kush është Noor Alfallah, me të cilën Al Pacino do të ketë fëmijë

Kush është Noor Alfallah, me të cilën Al Pacino do të ketë fëmijë
(Foto: Getty Images)

Pasi u publikua lajmi se Al Pacino (83) dhe e dashura e tij Noor Alfallah (29) do të kenë së shpejti një fëmijë, jeta e saj private tërhoqi vëmendjen e publikut.

Dyshja u njohën gjatë pandemisë dhe shumë shpejt hynë në një lidhje romantike. 29-vjeçarja më parë ka qenë në lidhje me Mick Jagger.

“Nuk më intereson fare mosha. Zemra nuk di çfarë sheh, di vetëm se çfarë ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze dhe isha shumë e lumtur”, kishte thënë ajo në një intervistë për revistën Rolling Stones në vitin 2018.


Al Pacino po bëhet baba për herë të katërt me të dashurën 53 vjet më të re
Lexo po ashtu Al Pacino po bëhet baba për herë të katërt me të dashurën 53 vjet më të re

Pas rokerit legjendar, ka qenë në romancë me miliarderin Nicolas Berggruen, si dhe ka qenë e lidhur edhe me Clint Eastwood, megjithëse i ka mohuar thashethemet për lidhjen me filmbërësin ikonik.

(Foto: Instagram/nooralfallah)

“Ne nuk jemi bashkë. Nuk ka marrëdhënie dashurie. Ne jemi miq familjarë dhe kjo është e tëra”, ishte shprehur për Daily Mail në vitin 2019.

Al Pacino 81-vjeçar nis një lidhje të re me bukuroshen 28-vjeçare Noor Alfallah, e cila më parë ka qenë e dashura e Mick Jaggerit
Lexo po ashtu Al Pacino 81-vjeçar nis një lidhje të re me bukuroshen 28-vjeçare Noor Alfallah, e cila më parë ka qenë e dashura e Mick Jaggerit

Noor është diplomuar për produksion filmi në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC) dhe e ka përfunduar masterin në të njëjtën fushë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles (UCLA).

Ajo është nënkryetare e Lynda Obst Productions. Rrjedh nga një familje e pasur. Babai i saj, Falah, është themeluesi i ThirtyOneCapital. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Magazina
Të gjithë ishin të fiksuar me belin e saj, por Kim Kardashian tregon pasojat në trupin e saj nga korseja e ngushtë

Të gjithë ishin të fiksuar me belin e saj, por Kim Kardashian tregon pasojat në trupin e saj nga korseja e ngushtë

Magazina
Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin

Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin

Magazina
“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”, Gerta 'godet' Valbonën: Nuk e di kush të ka futur në televizion ty

“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”, Gerta 'godet' Valbonën: Nuk e di kush të ka futur në televizion ty

Magazina
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Magazina
Ramush Haradinaj bëhet romantik për Shën Valentin, feston me Anitën në një nga lokalet e kryeqytetit

Ramush Haradinaj bëhet romantik për Shën Valentin, feston me Anitën në një nga lokalet e kryeqytetit

Magazina
Kalo në kategori