Kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Tifozët zgjedhin më të mirin me sistem eliminimi

Është një pyetje që shumë tifozë të futbollit e kanë shtruar ndër vite: “Kush është lojtari më i mirë në histori”.
Për brezin e ri, përgjigjja zakonisht është Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo. Për brezin e vjetër, mund të flitet për Diego Maradonan ose Pelen, që ishin më të mirë.
Në të vërtetë, është e pamundur të zgjidhet kjo, sepse është shumë e vështirë të krahasosh periudha të ndryshme.
Sidoqoftë, gazeta spanjolle Marca i ka lejuar tifozët të thonë fjalën e tyre në shpalljen e “Futbollistit më të madh në histori”.
Ata krijuan sistem sikurse ai i Kupës së Botës, ku me vota, janë të votuar 16 lojtarët më të mëdhenj ndonjëherë.
Fitues?
Epo, le të hedhim një vështrim sistemit dhe kush me kë u krahasua:
Raundi i 16 LIONEL MESSI (78%) vs (22%) Ferenc Puskas
Eusebio (17%) vs (83%) ALFREDO DI STEFANO
Franz Beckenbauer (17%) vs (83%) RONALDO
Michel Platini (8%) vs (92%) PELE DIEGO MARADONA (60%) vs (40%) Ronaldinho
Lev Yashin (8%) vs (92%) JOHAN CRUYFF ZINEDINE ZIDANE (82%) vs (18%) George Best
Paolo Maldini (27%) vs (73%) - CRISTIANO RONALDO
Çerekfinale LIONEL MESSI (70%) vs (30%) Alfredro Di Stefano
RONALDO (53%) vs (47%) Pele
DIEGO MARADONA (67%) vs (33%) Johan Cryuff
Zinedine Zidane (44%) vs (56%) CRISTIANO RONALDO
Gjysmëfinale LIONEL MESSI (52%) vs (48%) Ronaldo
Diego Maradona (41%) vs (59%) CRISTIANO RONALDO Vendi i tretë RONALDO (51%) vs (49%) Diego Maradona
Finale
Lionel Messi (46%) vs (54%) CRISTIANO RONALDO
Pra, pas votimeve e kemi - Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë ndonëherë duke mposhtur Messin në finale.
Messi mund të ketë një “Top të Artë”më shumë, por fitorja në votimin e Marca-s është padyshim një arritje e madhe.
Ndërkohë, braziliani Ronaldo doli në vendin e tretë, Maradona në të katërtin. /Telegrafi/

























































