Aktorja e njohur Emma Stone, 36 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj me pamjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris, ku mori pjesë në revinë e Louis Vuitton për koleksionin pranverë/verë 2026. Për këtë rast, ajo veshi një fustan elegant midi pa rripa në ngjyrë të bardhë, të kombinuar me një kardigan përkatës.

Menjëherë pas publikimit të fotove, rrjetet sociale u përfshinë nga komentet e ndjekësve, të cilët e panë aktoren “krejt ndryshe”:


“Ku është Emma Stone??”, “Më falni? A thoni Emma Stone?”, “Kjo nuk është Emma Stone”, “A është Emma Stone në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve? Fytyra e saj duket krejt ndryshe!”, “Kush është kjo person?”, “A ka bërë diçka me fytyrën?” - ishin disa nga komentet.

Foto: EPA/Profimedia

Ky reagim vjen pak kohë pas kontroversave që aktorja shkaktoi kur krahasoi filmin e saj më të ri “Bugonia” me rastin e Luigi Mangione, duke pyetur audiencën nëse e njihnin këtë ngjarje reale.

Në filmin e regjisorit Yorgos Lanthimos, Stone luan rolin e një drejtoreshëje të fuqishme të një kompanie mjekësore, e cila rrëmbehet nga një punonjës, i luajtur nga Jesse Plemons. Ndërkohë, Luigi Mangione akuzohet për vrasjen e Brian Thompson, një drejtor 50-vjeçar i kompanisë United Healthcare, i vrarë më 4 dhjetor 2024 para një hoteli në Manhattan. Mangione e mohon akuzën, dhe prokurorët synojnë dënimin me vdekje në rast dënimi.

Foto: EPA/Profimedia

Gjatë një takimi me publikun në Telluride Film Festival më 30 gusht, Emma deklaroi se ka vënë re ngjashmëri të frikshme mes ngjarjes së filmit dhe rasteve reale: “Pas xhirimeve të filmit - unë jetoj në New York - dëgjuam se dikush u qëllua me armë në rrugë. Ishte një drejtor i kompanisë së shëndetësisë. E dini për Luigiun? A keni dëgjuar për këtë?”.

Aktorja shtoi se ky lloj incidenti e goditi emocionalisht, duke thënë: “Ishte e çmendur, sepse ne sapo kishim xhiruar në bodrum, duke diskutuar për këto çështje dhe kuptimin më të gjerë të gjithçkaje. Kupton se sa i rëndë dhe i frikshëm mund të jetë bota në shumë mënyra”.

Rreth filmit "Bugonia"

- YouTube youtu.be

Filmi përshkruhet si një komedi e zezë absurde me elemente fantastiko-shkencore, bazuar në skenarin e Will Tracy. Ai rrëfen historinë e dy të rinjve që rrëmbejnë një drejtoreshë të fuqishme, duke dyshuar se ajo është një jashtëtokësore me qëllim shkatërrimin e Tokës. Filmi është adaptim britanik i filmit korean Jugor të vitit 2003, “Save the Green Planet!”.

Përveç Emma Stone dhe Jesse Plemons, në role dytësore shfaqen Aidan Delbis, Stavros Halkias dhe Alicia Silverstone. /Telegrafi/