LAJMI I FUNDIT:

Kush është Hakan Fidan, kryediplomati i ri i Turqisë?

Kush është Hakan Fidan, kryediplomati i ri i Turqisë?

Hakan Fidan, kreu i agjencisë turke të inteligjencës “Organizata Kombëtare e Inteligjencës [MIT]”, është emëruar në postin e ministrit të Jashtëm në kabinetin e ri të shpallur nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Fidan, i cili merr detyrën nga Mevlut Cavusoglu si kryediplomati i vendit, ka lindur në lagjen Hamamonu të Ankarasë në vitin 1968, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ai u diplomua në një shkollë ushtarake dhe një pjesë të konsiderueshme të studimeve akademike kreu gjatë shërbimit të tij në Forcat e Armatosura Turke [TSK].

Gjatë detyrës së tij jashtë shtetit në NATO, Fidan mori diploma universitare në politikë dhe shkenca menaxheriale nga Universiteti i Maryland, që u pasua nga diploma master dhe doktoraturë nga Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Bilkent.

Pas shërbimit të tij në TSK, Fidan u përqendrua në jetën akademike dhe dha mësime rreth marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetet Hacettepe dhe Bilkent në kryeqytetin turk të Ankarasë.

Fidan mbante poste kritike në politikën e jashtme dhe sigurinë në institucionet shtetërore.

Fidan, 55-vjeç, u emërua shef i MIT nga kryeministri i atëhershëm Erdogan në maj të vitit 2010.

Përpara emërimit të tij në MIT, Fidan punonte në zyrën e Erdogan-it si zëvendës nënsekretar.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar

Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar

Evropa
Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

Evropa
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona

U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona

Evropa
Kalo në kategori