LAJMI I FUNDIT:

Kush është fajtor për “kolonizimin e veriut”?

Kush është fajtor për “kolonizimin e veriut”?

Vendosja e gurit themeltar nga autoritetet serbe për të ashtuquajturën “Lugina e Diellit” në Zveçan, pa përfillur fare Qeverinë kosovare, vlerësohet si debakël për autoritetet kosovare, pasojë e dialogut të pamenduar mirë në Bruksel.

Akti i fundit i Qeverisë së Serbisë në Veri të vendit, i vendosjes së gurit themeltar të një kolonie të re serbe në Zveçan, pa u pyetur fare institucionet e shtetit të Kosovës, nga përfaqësues të partive politike dhe ekspertë të pavarur, është cilësuar si një hap i ri i humbjes së betejës së Qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë dhe strukturat paralele në Veri të vendit.


Kjo situatë e re, defansivë e shtetit të Kosovës në raport me autoritetet serbe, thuhet se po vjen edhe si pasojë e negociatave joserioze dhe pa strategji konkrete të përfitimit diplomatik, që u zhvilluan deri me tani ne Bruksel.

Adem Salihaj, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron se Kosova e ka humbur betejën me Serbinë, në momentin që është ulur të negociojë me të për rregullimin e çështjeve që janë të brendshme të Kosovës dhe s’ka të drejtë të përzihet asnjë shtet.

“Deri më tash, pothuajse të gjitha çështjet, që janë negociuar me Serbinë, kanë qenë çështje të brendshme të Kosovës dhe pothuajse të gjitha marrëveshjet e nënshkruara kanë qenë në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës. Serbia është bërë faktori vendimtar në rregullimin e shumë çështjeve të brendshme të Kosovës Kjo duhet ndalur njëherë e përgjithmonë, përndryshe do të dëmtohet pa riparueshëm shtetësia e Kosovës”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori