Kush është Diego Lopez, spanjolli që aspiron të jetë arkitekti i Juventusit të ri

Juventusi është gati t’i nënshtrohet një ristrukturimi të ri. “Zonja e Vjetër” po kërkon të rikthejë lidershipin e saj mbi të gjitha .
Dy emra janë në tryezë. Damien Comolli , i cili erdhi në qershor si drejotr i përgjithshëm, do të promovohej në drejtor ekzekutiv. Ish-kapiteni Giorgio Chiellini, krahu i djathtë i Comollit, do t'i bashkohej gjithashtu bordit si ndërlidhës me Ligën dhe Federatën. Një rol i ngjashëm me atë që dikur e mbante Pavel Nedved.
François Modesto është emëruar gjithashtu drejtor teknik. Megjithatë, mbetet një pikëpyetje e madhe, kush do të jetë drejtor sportiv. Sipas Gazzetta dello Sport, “Bianconerët” po shqyrtojnë dy mundësi: spanjollin Diego Lopez, ish-lojtar i Lens, dhe Marco Ottolini, i Genoas.
“Ottolini përfaqëson vazhdimësinë dhe njohuritë e mjedisit , ndërsa përkushtimi ndaj Diego Lopez ka një karakter qartësisht më ndërkombëtar. Ai është një emër ndoshta më pak i njohur për publikun italian, por shumë i vlerësuar në nivel evropian”.

"Diego Lopez shquhet për aftësinë e tij për të zbuluar talente në ligat në zhvillim dhe rrjetin e tij të gjerë ndërkombëtar. Ai do të sillte një qasje moderne", shkruan JuventusNews24.
Nëse marrëveshja realizohet, ai, në një farë mënyre, do të ndiqte gjurmët e Pablo Longorias dhe Javier Ribaltas, ndër të tjerë. Presidenti aktual i Olympique Marseille dhe drejtori aktual i sportit në AEK Athens kanë punuar të dy si drejtor të skautëve te Juventus.
Diego Lopez do të kishte gjithashtu miratimin e Comollit. Ish-trajneri i Toulouse ka njohuri të drejtpërdrejta për punën e tij në Ligue 1. Spanjolli u bë i njohur për herë të parë me punën e tij si vëzhgues për Lille (2017/2021).

Në sezonin 2020/2021, ai shërbeu si drejtor sportiv i Mouscron dhe më pas u kthye në Francë për t'u bërë drejtor tek Bordeaux. Ngritja e tij e fundit në detyrë, në vitin 2024, e bëri atë drejtor sportiv të Lens .
Në afatin e fundit të transferimeve dimërore, përpara se të largohej nga klubi në qershor, ai bëri histori duke arritur gati 100 milionë euro në transferime.
Ai shiti Khusanov (40 milionë), Danso (25 miliionë), Samba (15 milionë), Frankowski (7 milionë) dhe Da Costa (5.74 milionë). Tani ai mund të bëhet "arkitekti" i ri i Juventusit./Telegrafi/


















































