Lideri i Partisë Laburiste australiane, Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Australisë pasi ka arritur ta mposht konservatorin, kryeministrin aktual, Scott Morrison.
Është e sigurt se ai do ta formojë një qeveri të pakicës, megjithëse po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare, raporton cnn.
Partitë kanë nevojë për një shumicë prej 76 vendesh për të formuar një qeveri të shumicës. Laburistët aktualisht kanë siguruar 72 vende, sipas Komisionit Zgjedhor australian.
Albanese ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBT dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.
Siç bëhet e ditur, 59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti.
Ai shpesh e ka përmendur edukimin si bazë për besimet përparimtare.
Albanese besonte se babai i tij kishte vdekur para se të lindte, por si adoleshent mësoi se nëna në fakt kishte mbetur shtatzënë nga një burrë i martuar – i cili me shumë mundësi ishte ende gjallë – ndërsa udhëtonte për në Evropë.
Me mbështetjen e nënës, Maryanne Ellery, ai u bë njeriu i parë i familjes që mbaroi shkollën dhe shkoi në universitet.
Ai ka thënë se krijimi i një bote më të mirë për djalin e tij, Nathan, është frymëzim për jetën e tij.
Albanese u nda nga gruaja pas 19 vitesh martese në vitin 2019.
Deputet për 25 vjet
Pas më shumë se disa vitesh si nëpunës civil, ai u zgjodh, në ditëlindjen e tij të 33-të, deputet në vitin 1996.
Por do të kalonte një dekadë para se ta shijonte jetën prej qeveritari, raporton bbc.
Në vitin 2007, kur laburistët erdhën në pushtet nën Kevin Rudd, Albanese u bë ministër për Infrastrukturën dhe Transportin.
Ai mbeti një figurë me ndikim pasi partia hyri në një periudhë të trazuar pasi zëvendësoi Ruddin me Julia Gillard në vitin 2010.
Congratulations @AlboMP on your election as Prime Minister of Australia.
I look forward to working with you as we reap the rewards of our comprehensive Free Trade Agreement, the AUKUS partnership and the unmatched closeness between the British and Australian people.
🇬🇧🇦🇺
— Boris Johnson (@BorisJohnson) May 21, 2022
Kur Rudd rifitoi postin e kryeministrit në vitin 2013, Albanese u bë zëvendëskryeministër. Ai e mbajti postin vetëm për 10 javë sepse laburistët humbën zgjedhjet.
“Albo” më pas u paraqit si lider i Laburistëve. Pavarësisht se ishte i popullarizuar në mesin e anëtarëve të partisë, rivali Bill Shorten pati më shumë mbështetje midis deputetëve dhe u bë lider i opozitës.
Pasi Shorten garoi në dy palë zgjedhje dhe nuk tregoi sukses, Albanese u zgjodh si lider i partisë në vitin 2019.
Ai ka qenë zëri kryesor i fraksionit të majtë të Partisë së Punës, por që kur u bë lider është pozicionuar drejt qendrës.
Albanese u ka qëndruar besnik parimeve të tij të punës, duke premtuar se do të shpenzojë shumë kohë për të përmirësuar sektorin e trazuar të kujdesit për të moshuarit, për të rigjallëruar industrinë prodhuese, të sjell kujdes më të lirë për fëmijët dhe të përmirësojë barazinë e pagave ndërmjet gjinive.
Laburistët janë angazhuar gjithashtu për mbajtjen e një referendumi për përfshirje në Kushtetutë të një Zëri Indigjen në Parlament – një organ këshillues që do t’u jepte banorëve aborigjenë dhe banorëve të ishullit të ngushticës Torres një rol në politikat që i prekin ata.
Ai ka mbështetur gjithashtu politikën e diskutueshme të Australisë për të kthyer mbrapsht çdo azilkërkues që arrinte me anije – diçka që dikur e kundërshtoi publikisht.
Kundërshtarët konservatorë kanë kërkuar të përfitojnë nga ndryshimi, duke i dhënë atij emrin “Albo çdo drejtim”.
Jeta e hershme
Albanese lindi më 2 mars 1963 në Spitalin St. Margaret’s në periferi të Sydneyt. Ai është djali i Carlo Albaneses dhe Maryanne Ellery. Nëna e tij është australiane me origjinë irlandeze, ndërsa babai vjen nga Barletta e Italisë.
Prindërit iu takuan në mars të vitit 1962 në një udhëtim drejt Southamptonit, ku babai punonte si administrator, por nuk e vazhduan lidhjen e tyre, duke ndarë rrugët – ai nuk e dinte se e kishte lënë shtatzënë Mayrannen.
Rastësisht, Ellery ishte në anijen e njëjtë me të cilën udhëtonte kolegia e sotme e Albaneses, Julia Gillard, të cilët emigruan në Australinë e Jugut në vitin 1966.
Albaneses i është thënë se babai i kishte vdekur në një aksident automobilistik – ai nuk e takoi babanë, i cili në fakt ishte ende gjallë, deri në vitin 2009.
Duke e gjurmuar fillimisht me ndihmën e John Faulkner, CEO i Carnival Australia Ann Sherry dhe më pas të historianit Rob Henderson, ai zbuloi se kishte edhe dy vëllezër prej të atit.
Albanese e përshkruan veten si “gjysmë-italian dhe gjysmë irlandez” dhe një “katolik jo-praktikues”. Ai është gjithashtu një adhurues i muzikës.
Si një mbështetës i përjetshëm i South Sydney Rabbitohs, ai ishte anëtar i bordit të klubit nga viti 1999 deri në 2002.
Në prill 2022, gjatë një fushate elektorale federale, Albanese rezultoi pozitiv për COVID-19, kështu që mbeti i izoluar në shtëpi për shtatë ditë.
Ai pritet të jetë kryeministri i 31-të i Australisë dhe njeriu i parë që do ta drejtojë qeverinë , i cili nuk ka prejardhje irlandezo-kelte. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-780x439.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-3-780x439.png)
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-8-780x439.png)
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi