Tre fitues të ndryshëm ishin në tri edicionet e fundit të garës për Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. 

Besa Famgas e kishte fituar Kupën në vitet 2020, 2021 e 2022, ndërsa këtë seri e kishte ndërprerë Trepça e Mitrovicës, në edicionin 2022/2023. Trepça kishte fituar finalen shumë dramatike ndaj Besës, të luajtur në Prishtinë. 

Vjet Kupën e Kosovës e fitoi Kastrioti i Ferizajt. 

Se kush do ta fitojë Kupën për edicionin 2024/2025, do të mësohet në fundjavë në Ferizaj. Të shtunën në palestrën “Bill Clinton” janë gjysmëfinalet, ndërsa të dielën finalja. 

Në gjysmëfinale, Kastrioti përballet me Rahovecin, ndërsa Besa Famgas me Vushtrrinë. 

Besa Famgas është skuadra më e suksesshme në garën për Kupë të Kosovës. Trofeun e çmuar e fitoi plot 14 herë. Kastrioti i Ferizajt e ka fituar Kupën shtatë herë. 

Rahoveci e Vushtrria nuk kanë fituar ende Kupën e Kosovës. 


2023/24 Kastrioti, Ferizaj 

2022/23 Trepça, Mitrovicë 

2021/22 Besa Famgas, Pejë 

2020/21 Besa Famgas, Pejë 

2019/20 Besa Famgas, Pejë 

2018/19 Kastrioti, Ferizaj 

2017/18 Besa Famgas, Pejë 

2016/17 Besa Famiglia, Pejë 

2015/16 Besa Famiglia, Pejë 

2014/15 Besa Famiglia, Pejë 

2013/14 Besa Famiglia, Pejë 

2012/13 Prishtina 

2011/12 Besa Famiglia, Pejë 

2010/11 Besa Famiglia, Pejë 

2009/10 Besa Famiglia, Pejë 

2008/09 Kastrioti, Ferizaj 

2007/08 Prishtina 

2006/07 Kastrioti, Ferizaj 

2005/06 Kastrioti, Ferizaj 

2004/05 Besa, Pejë 

2003/04 Kastrioti, Ferizaj 

2002/03 Besa,Pejë 

2001/02 Trepça, Mitrovicë 

2000/01 Prishtina 

1999/00 Prizreni  

1998/99 (Gara për Kupë nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë) 

1997/98 (Gara për Kupë nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë) 

1996/97 Vëllaznimi, Gjakovë 

1995/96 Besa, Pejë 

1994/95 Llapi, Podujevë  

1993/94 Trepça, Mitrovicë 

1992/93 Prishtina 

1991/92 Kastrioti, Ferizaj 


/Telegrafi/

telegrafi sport app