Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se për çështjen e dialogut ka bashkërendim të qëndrimeve mes Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës.
“Ajo çka përmbajtësisht ka ndryshuar në procesin e dialogut, është një fakt që është bashkëkoordinimi dhe uniteti në raport me qëndrimet në mes Presidentes dhe Qeverisë. Jo rrallë herë kemi pa që dialogu është bërë moll sherri në mes koalicioneve, e pastaj edhe në mes Presidencës dhe Qeverisë”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo më tej në tryezën e ftuar nga KDI-ja, u shpreh se Serbia vazhdimisht tregon se nuk është e interesuar për marrëveshje të paqes me Kosovën.
“Dialogu përfshinë dy palë Kosovën dhe Serbinë, vetëm dje kemi dëgjuar dy deklarata të presidentit Vuçiq që janë kundër çdo norme. Ne të gjitha përpjekjet mund ti bëjmë në Kosovë, por dialogu mund të mos ketë rezultat pasi që në anën tjetër është një udhëheqës si Vuçiq pjesë edhe stabilishmentit të më hershëm nga koha e Milloshevqiti”, tha Kusari-Lila, shkruan Telegrafi.
Kusari-Lila tha se duhet menduar nëse duam finale të dialogut me një president si Vuçiq që nuk e njeh Kosovën.
“Kemi rikonfirmim të qëndrimit të Serbisë se duhet edhe ne të kemi kujdes kur themi se jemi në fazën finale të dialogut. A duam të kemi finale të dialogut me një president që thotë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, u shpreh ajo.
Kusari-Lila tutje tha se katër propozimet e kryeministrit Kurti të bëra në Bruksel, janë një hap përpara në këtë proces.
Ajo shtoi se marrëveshjet e arritura deri më tash me Serbinë, nuk mund të insistojmë në zbatim nëse ato kanë shkelje kushtetuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri