Kryetarja e Alternativës që është deputete në Grupin Parlamentarë të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila thotë se pandemia është duke u menaxhuar shumë keq.
Ajo për RTV Dukagjinin thotë se janë disa vendime absurde që nuk ndihmojnë situatën.
“Janë mbyllur pishinat e hapura e hapur ato të mbyllura. Mbyllen çerdhen e më pas u lihet nivelit komunal. Për festën e Bajramit thanë që as nuk e lejojmë e as nuk e ndalojmë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Megjithatë Kusari-Lila thotë se nuk është për mbyllje të funksionimit të bizneseve.
“Jam pro vendosjes së masave por bizneset nuk mund të ndalen. Aktiviteti ekonomik është i domosdoshëm, duhet të mësohemi me situatën”.
Deputetja opozitare thotë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë që një numër të shërbimeve administrative qoftë në nivelin komunal apo qendrorë t’i bëjë online.
“Kanë ndodhur mjaft infektime në këto qendra dhe më pas janë mbyllur në tërësi. Nuk ka nevojë shembull regjistrimi i automjeteve të bëhet në zyre kur mund të gjenden forma që të bëhen online pasi aty vetëm duhet të dorëzohen dokumente”.
Kusari Lila thotë se Kosova ka nevojë për ndryshime të qeverisjes por sipas saj ky ndryshim më shumë lidhet me nevojat ekonomike se sa politike.
Ajo ka thënë se nuk ka ambicie për të garuar përsëri për kryetare të Gjakovës.
“Kapitulli im me pushtetin lokal është përmbyllur. Në Gjakovë kam garuar tri herë dhe ka ardhur koha të mos garojë më, por sigurisht se do të jap kontributin tim nga niveli qendrorë”, deklaroi ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri