Propozimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për pakon emergjente prej 170 milionë euro nuk i plotëson kërkesat që i ka paraqitë komuniteti i biznesit, përkatësisht anëtarët e Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës.
Kështu ka thënë sot për KosovaPress, kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, i cili tha se pas për fat të keq pas përmbledhjes dhe harmonizimeve të propozimeve dhe qëndrimeve nga anëtarët e Kuvendit të OEK për mbështetjen e sektorit privat, pas përhapje së pandemisë me Covid-19 nuk janë përmbushur nga Qeveria e Kosovës.
Kurtishaj tha se pasur parasysh rëndësinë e sektorit privat për gjenerimin e punësimit dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, mbrojtja e sektorit privat është jetike për ruajtjen e kapaciteteve të shtetit për të gjeneruar të hyra buxhetore dhe rrjedhimisht edhe për mirëqenien e popullsisë.
“Kërkesa jonë e cila është dërgua qeverisë dhe ministrave të jetësohet, sepse është një kërkesë reale. Ne nuk po kërkojmë lëmosh. Punëtorët e sektorit privat nuk janë raste sociale dhe qeveria duhet t’i përgjigjet dinjitetshëm… Këtu duhet të merret për bazë një rrogë mesatare dhe ajo rrogë duhet të jetë mbi 300 euro, që në këtë mënyrë qeveria të ndihmoj drejtpërdrejt sektorin privat, që pas pandemisë jo vetëm që mos të humbin këto vende të punës, por edhe të rigjenerohen vende të reja të punës, sepse pa ekonomi, nuk do të ketë buxhet”, deklaron Kurtishaj.
Sipas tij, rreth 300 mijë janë të punësuar në sektorin privat, që ka një ndikim për mirëqenien dhe kujdesin e 1 milion qytetarëve të Kosovës.
Ai thotë së Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e zotuar që të ofrojë përkrahjen e pa rezervë për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për të ofruar ekspertizën e duhur për tejkalimin e kësaj krize, si dhe për ofrimin e alternativave më të përshtatshme që efektet e kësaj krize të manifestohen me pasoja sa më të vogla.
“Fondi prej 170 milionë euro nuk është i tëri për mbështetjen e sektorit privat, në këtë fond, ka edhe sektor të tjerë, marketeve dhe furrave të cilët që do ta marrin një pjesë të këtij buxheti. Realisht kjo masë është marrë për dy muaj, për të mbuluar pagat dhe 50 përqind të shpenzimeve të qeras. Si partner të Qeverisë, ne jemi të gatshëm si Odë Ekonomike e Kosovës t’i dalim në ndihmë për të bërë një program të mirëfilltë, i cili do t’i ndihmonte sektorit të biznesit, sepse minimumi për të mbështetur sektorin privat tash për tash do të duhej të ishte 300 milionë euro”, thotë ai.
Kurtishaj edhe si kryetar i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, thotë se në këtë krizë, transporti rrugorë i udhëtarëve me autobus është sektori më i prekur bashkë me sektorin e hotelerisë, turizmit dhe shërbimeve të tjera.
“Nga data 14 mars e deri më sot ne jemi sektori më i dëmtuar, sepse jo vetëm që kanë mbetur me mijëra të punësuar pa vendin e tyre të punës, për shkak të kësaj pandemie dhe për shkak të vendimit qeveritar. Por, është edhe një problem tjetër në këtë sektor, ka të bëjë me amortizimin e mjeteve të transportit rrugor të udhëtarëve, në këtë rast të autobusëve. Përveç kësaj, është problem edhe regjistrimi i automjeteve dhe kalimi i sigurimit. Dhe nëse qeveria nuk merr masa të shpejta me një pako financiare që e mbështet këtë sektor të transportit të udhëtarëve, dhe sektorë të tjerë, atëherë për ne do të jetë bukur e vështirë t’ia fillojmë punës pas kalimit të pandemisë Covid 19”, thotë Kurtishaj.
Në kërkesën drejtuar kryeministrit dhe ministrave përkatës, anëtarësia e Odës Ekonomike të Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës kërkon urgjentisht të ndërmerren disa nga veprimet e listuara si më poshtë: Të sigurohen pagat nga Qeveria për sektorin privat, për të gjitha bizneset, të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin numër 01/07 të datës 11.03.2020 dhe vendimet tjera pasuese ua ka ndërprerë veprimtarinë e tyre afariste, dhe këto biznese nuk mund të sigurojnë më të hyra për pagat e të punësuarve në sektorin privat. Pagat e punëtorëve të sektorit privat të paguhen në bazë të listës së pagave të të punësuarve të realizuara nga m uaji paraprak përmes ATK-Trusti.
Të kompensohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shpenzimet e qirasë së objekteve, zyrave, depove etj. të sektorit privat derisa të ndryshohet vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për të filluar puna normale.
Të paguhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës tatimi në fitim, për kuartalin e parë (TM1) dhe obligimet tjera tatimore për sektorin privat, derisa të ndryshohet vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për të filluar puna normale.
Qeveria e Republikës së Kosovës të krijojë Fondin për mbështetje financiare – Pako stimuluese për sektorin privat.
Të merret vendim nga ana e Qeverisë së Republikë së Kosovës për shtyrjen e afatit të raportimit financiar në Këshillin për raportim financiar të Republikës së Kosovës në afat prej 3 muajve.
Të prolongohen obligimet e kësteve të kredive për sektorin privat në afatin kohor prej 3 (tre) muajve, duke fillua r nga data 1 Prill 2020 deri më datën 1 Korrik 2020.
Të zgjatet me automatizëm afati i licencave të operimit, për të gjitha licencat të cilave u ka skaduar afati, deri në marrjen e ndonjë vendimi tjetër.
Të lirohen nga pagesat operatoret e transportit rrugor të udhëtarëve me rastin e vazhdimit të rendeve të udhëtimit nga MIA dhe të subvencionohet nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës regjistrimi i automjeteve transportuese për bartjen e udhëtarëve, mallrave, si dhe makineritë e pajisjet tjera të sektorit privat, si dhe të lirohet nga akciza për derivate të naftës gjatë kohës sa zgjasin masat e Qeverisë, si dhe të hiqet Vendimi administrativ i kufizimit në tërheqjen e parasë së gatshme nga llogaritë bankare komerciale e sidomos për institucionet financiare jo bankare nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje