Kurti bisedë telefonike me Chollet: Marrëveshja dhe aneksi tani duhet të ndryshojnë gjendjen në terren

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrëveshjen e arritur me Serbinë më 18 mars në Ohër.
Këtë ai e ka bërë në një bisedë telefonike që ka zhvilluar të enjten me Kurtin, ka bërë të ditur ky i fundit.
“Kisha një telefonatë me Këshilltarin e lartë amerikan Chollet, i cili më uroi për marrëveshjen e darkoduar në Ohër, duke pranuar që bisedimet ishin bisedime të gjata dhe të vështira”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar në Twitter.
Ai tutje ka thënë se Chollet e ka falënderuar për mbështetjen dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjen e kësaj marrëveshje.
“Marrëveshja themelore dhe aneksi, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë gjendjen në terren dhe kushtet”, ka shkruar Kurti.
https://telegrafi.com/marreveshja-e-ohrit-borrell-cdo-perpjekje-per-te-vene-ne-dyshim-eshte-e-kote/
Ndryshe, Kosova dhe Serbia më 27 shkurt janë pajtuar për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, apo siç njihet edhe si propozimi evropian për normalizim.
Më 18 mars, palët, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtim për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit. /Telegrafi/


















































