LAJMI I FUNDIT:

Kurti, Vuçiq, Borrell e Lajçak – a pritet të ketë marrëveshje nga takimi i sotëm në Bruksel? (Pamje)

Kurti, Vuçiq, Borrell e Lajçak – a pritet të ketë marrëveshje nga takimi i sotëm në Bruksel? (Pamje)

Në Bruksel është duke vazhduar ende takimi trepalësh ndërmjet Kosovës, Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në pamjet e publikuara nga BE-ja, shihen momentet e takimeve të ndara që zhvilloi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Takimi Kurti, Vuçiq, Borrell e Lajçak në Bruksel (21.11.2022) – Foto: Bashkimi Evropian

Gjithashtu BE-ja ka publikuar dhe pamjet para fillimit të takimit trepalësh.


Ndryshe mediat në Serbi duke u thirrur në burime kanë thënë se nuk ka përafrim për ndonjë marrëveshje për çështjen e targave ilegale, dhe se presidenti serb Vuçiq ka kundështuar propozimin e BE-së.

Nga pamjet e publikuara kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në disponim të mirë para takimit bilateral me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi i Kurtit me Lajçakun në Bruksel (21.11.2022) – Foto: Bashkimi Evropian
Takimi i Kurtit me Borrellin në Bruksel (21.11.2022) – Foto: Bashkimi Evropian
Takimi Kurti, Borrell e Lajçak në Bruksel (21.11.2022) – Foto: Bashkimi Evropian

Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori