LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton Postën, kërkon nga bordi rimëkëmbjen e saj

Kurti viziton Postën, kërkon nga bordi rimëkëmbjen e saj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me Ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kanë vizituar Postën e Kosovës.

Përmes një komunikate, thuhet se, aty u takuan me Kryesuesin e ri të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, Mentor Arifajn dhe u.d. Kryeshefin ekzekutiv të Postës, Sali Morinën, si dhe me anëtarët tjerë të Bordit dhe Menaxhmentit ekzekutiv.

Sipas komunikatës qeveritare, gjatë takimit, kryeministri në detyrë Kurti u njoftua nga Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm dhe u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të Postës mbi gjendjen dhe kapacitetet e kësaj ndërmarrjeje publike, dhe se si ajo është duke iu përshtatur vazhdimisht kërkesave të qytetarëve në ofrimin e shërbimeve edhe në kohë pandemie.

Përderisa kërkuan mbështetjen nga Qeveria, ata propozuan edhe ide konkrete të thellimit të bashkëpunimit në mes Postës dhe institucioneve qeverisëse, duke ofruar shërbime të veçanta shtesë institucioneve qeverisëse lokale dhe qendrore.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se Posta është një institucion shumë i rëndësishëm për funksionimin e shtetit dhe sigurisë nacionale. Për atë, ne jemi shumë të interesuar për të vendosur themelet e një bashkëpunimi edhe më të afërt në mes Postës dhe Qeverisë.

Posta, e cila që nga vitit 2012 vazhdon të shënojë humbje vjetore nga viti në vit, ka nevojë për një strategji të qartë për t’u rimëkëmbur. Prandaj, Posta duhet të përgatitet që, fillimisht të përfitojë nga Pakoja Emergjente Fiskale, e hartuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe më pas edhe nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike e cila do të hartohet shumë shpejt, në mënyrë që bashkë me rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë të rimëkëmbet edhe Posta. Që një gjë e tillë të ndodh , përgatitja duhet të filloj që sot.

Në fund, Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministrja në detyrë Hajdari i uruan Bordit të përkohshëm të Drejtorëve dhe Menaxhmentit Ekzekutiv punë të mbarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori