LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vizita e Stoltenbergut në Kosovë demonstron përkushtimin e NATO-s për sigurinë tonë

Kurti: Vizita e Stoltenbergut në Kosovë demonstron përkushtimin e NATO-s për sigurinë tonë

Sekretari i Përgjithshme të NATO-së Jens Stoltenberg, të hënën do të ketë vizitë në Kosovë.

Kjo sipas kryeministrit Albin Kurit, vërteton se siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n.

“Vizita e ardhshme e Sekretarit të Përgjithshëm të  NATO-së, Jens Stoltenberg në Kosovë demonstron përkushtimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.


Sipas Kurtit, për ta siguruar paqen në Bllkanin Perëndimor, NATO duhet dhënë Kosovës statusin kandidat që të bëhet anëtarë e NATO-së dhe BE-së.

“Me ekspozimin zyrtar të synimit të Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e statusit të kandidatit Kosovës për në BE- dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti.

Alarm për riogranizim sulmi, Kurti kërkon nga BE-ja ta dënojnë Serbinë e Radoiçiqin
Lexo po ashtu Alarm për riogranizim sulmi, Kurti kërkon nga BE-ja ta dënojnë Serbinë e Radoiçiqin

Të dielën, Kurti tha se Rusia po synon të ndezë një vatër krize “në oborrin e Bashkimit Evropian”, me qëllim që sipas tij të shpërqendrojë NATO-n.

Kurti konsideron se po vërehet gjithnjë e më shumë “kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale”.

Deklaratat e Kurtit se Rusia dëshiron të nxisë një krizë të re, vijnë disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Moska synon të nxisë konflikt midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky më 15 nëntor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori