“Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq, të gjithë këta i përkasin strukturave paramilitare në Serbi, të cilët kanë prona të mëdha, pasuri marramendëse, të cilët organizojnë elementët kriminale për ta destabilizuar Kosovën”.
Kështu u shpreh në A2 CNN kryeministri Albin Kurti teksa foli për lidhjet që ka Serbia me kriminelët në veri.
Më tej, ai bëri edhe një krahasim mes Serbisë dhe Rusisë, duke krahasuar edhe Prigozhin me Radoiçiq.
“Në dallim nga vitet 90 kur ka pasur një nacionalizëm të masave si lëndë djegëse për makinerinë e luftës së diktatorëve. Nëse do të dërgoje në atë kohë një maune me kallashnikovë në cilindo fshat në Boshnjë, Kroaci apo edhe në Kosovë, të gjithë do ta merrnin një armë. Tashmë nuk është më ky rasti. Në Kosovë, nëse dikush provon t’i japë dikujt armatim lajmërohet në polici. Prandaj çfarë po bëjnë qendrat hegjemonike të Beogradit? Po dëshirojnë të punojnë me struktura kriminale në mungesë të mbështetjes popullore”.
“Këto grupe e kanë sot një lloj admirimi ndaj “ujqërve” të NATO-s nga Kremlini ose grupeve si Wagneri. Serbia në Ballkan sillet si një Rusi e vogël dhe Rusia e vogël e ka një Putin të vogël, i cili është Aleksandar Vuçiq, por e ka edhe Prigozhinin e vogël, i cili është Milan Radoiçiq. Në dallim nga Prigozhini, ky i Serbisë është i lirë dhe mbrohet nga pushteti dhe merr pjesë në fushatë zgjedhore për presidentin e Serbisë”.
Kuri beson se drejtësia mund të vonojë, por do t’i gjykojë të implikuarit në “Banjskë”.
“Policia dhe inteligjenca të ne po bëjnë punë të shkëlqyer, nganjëherë edhe gjyqësori me prokurorinë, por këto dy të fundit do të mund të bënin shumë më mirë dhe shumë më tepër”.
“Veriu kurrë nuk ka qenë më i sigurt dhe kriminelët kurrë nuk kanë qenë më të rrezikuar. Paniku i tyre përcjellë edhe rrezik për qytetarët dhe forcat e sigurisë. Ata janë të interesuar për destabilizim dhe konflikte të reja”, u shpreh Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët