Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga marrëveshja bazike, Kosova përfiton njohjen de facto nga ana e Serbisë, por kjo e fundit sipas tij, nuk po e zbaton dhe po e shkelë atë.
Kurti kritikoi ndërmjetësuesit se nuk po e ndëshkojnë Serbinë për shkelje të marrëveshjes.
“Marrëveshja bazike është njohje de facto. Problemi është që Serbia nuk po e zbaton dhe po e shkelë. Marrëveshja bazike është njohje de facto. Ajo duhet respektuar dhe duhet zbatuar. Në vend që të respektohet dhe të zbatohet, Serbia as s’po e zbaton edhe po e shkelë. Nuk më përket e vetëm mua të flas si palë në anën tjetër të tryezës, i përket ndërmjetësve që ta thonë këtë gjë hapur”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit në një intervistë për ATV thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar nga pesëshja e emisarëve ndërkombëtarë, është më i avancuar se ai i viteve 2013 e 2015.
“Më datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe aty më 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft statut.
Është e qartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë.
Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, tha ai.
Kurti thotë që dallimi kryesor tij është korniza, që sipas kryeministrit, është themeli se ku ky draft beson që do të zbatohet.
“Për këtë arsye, edhe unë kam thënë se është i pakrahasueshëm me të tjerët, që përafroheshin në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 dhe ku në fakt nuk kishte barazi midis palëve”, tha ai.
Por, si e sheh këtë draft lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi?
Për kryetarin e PDK-së, është hera e parë që ka draft të tillë të Asociacionit.
“Kurrë Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje, ka pasur inicializim por jo nënshkrim. Ai mundet sot me inicializu në Bruksel marrëveshje. Këto janë të pavërtetat e Kurtit”, tha Krasniqi.
Tutje shtoi se Asociacioni që ka pasur me u kriju në të kaluarën ka qenë komplet pa kompetenca ekzekutive në asnjë rrethanë.
“Në momentin që është bërë Kurti, kryeministër qasja e tij ndaj dialogut dhe partnerëve ndërkombëtar ka pasur reperkusione dhe ne i kemi thanë në vazhdimësi”, tha Krasniqi në emisionin “Politiko”.
Sipas tij pas shumë mashtrimeve, prej qëllimit madhor por me arrit një marrëveshje finale të përqendruar në njohje të ndërsjellë, në Bruksel morëm përsëri marrëveshje të përkohshme të përqendruar në Asociacion, në autonomi.
“Ky draft i Asociacionit është pa njohje, kjo është super Zajednicë. Ky tekst nuk jam i sigurt që e kalon testin e kushtetutshmërisë”, u shpreh Krasniqi.
Ndërkaq, njohësit e politikës janë të ndarë sa i përket asaj nëse Asociacioni ka ose jo kompetenca ekzekutive.
Ndonëse profesori Bujar Dugolli, e konsideron që draft-statuti i fundit i Asociacionit të komunave më shumicë serbe është më i avancuari që ka qarkulluar deri më tani. Për avokatin Valdet Hoxha i njëjti draft përmban elemente ekzekutive.
Dugolli për RTV Dukagjini ka thënë se ky draft-statut i Asociacionit nuk ka elemente ekzekutive të pushtetit jashtë komunal.
Sipas Dugollit, me këtë draft, komunave nuk i merren asnjë kompetencë për t’iu bartë ndonjë institucioni tjetër.
Por kështu nuk mendon edhe avokati Hoxha.
“Ka elemente ekzekutive, fatkeqësisht po se ndryshe nuk do të ishte ky vrull kaq i madh. Nëse e shohim draftin deri në këtë fazë, ai i ka simbolet, flamurin, stemën, kuvendin, mundësi vija direkte të financimit nga Serbia në kuptim të ndihmës është e kamufluar si e tillë, ka aftësi të hapjes së zyrave ndërlidhëse, dhe të gjitha këto nuk do të kishin kuptim pa një pushtet ekzekutiv”, thotë Hoxha. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!