LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon përfaqësuesin sllovak në Kosovë, i kërkon njohjen nga ky shtet

Kurti takon përfaqësuesin sllovak në Kosovë, i kërkon njohjen nga ky shtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, nga i cili pranoi urimet për marrjen e detyrës dhe për suksese në përgjegjësitë e reja.

Kurti e falënderoi Kostilnik për vizitën dhe për mbështetjen në liberalizimin e vizave për Kosovën dhe i bëri thirrje Sllovakisë që ta shtyjë përpara këtë vendim sa më shpejtë për qytetarët e Kosovës.

“Po ashtu kryeministri Kurti shprehu interesimin për zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve dhe i kërkoi Sllovakisë që t’i bashkohet grupit të BE-së që e njeh Kosovën. Kurti mirëpriti interesimin e Sllovakisë për dialogun dhe theksoi se ai duhet të jetë i mirëpërgatitur, me një qasje transatlantike dhe transformative, të udhëhequr nga vlerat demokratike”, thuhet në njoftimin për media.


Kurti theksoi edhe faktin që Sllovakia si vend anëtar i NATO-s dhe i BE-së mund të mbështesë dhe të shtyjë përpara anëtarësimin e Kosovës në aleancën veri-atlantike, si dhe kërkoi mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Kostilnik, falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe shprehu vullnetin për vazhdim të bashkëpunimit bilateral.

“Ai theksoi gatishmërinë e Sllovakisë për mbështetje në fushën e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë.

Në takim u diskutua edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet, si dhe masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Lajme
Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori