LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon përfaqësues të QKRMT-së, përgëzon Feride Rushitin për nominimin për Çmimin Nobel

Kurti takon përfaqësues të QKRMT-së, përgëzon Feride Rushitin për nominimin për Çmimin Nobel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim përfaqësues nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Kryeministri e përgëzoi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe aktivisten Feride Rushiti për suksesin e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe, nominim, i cili u bë nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson.

“Kryeministri shprehu gatishmërinë për mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë nominim”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.


Kryeministri vlerësoi punën e çmueshme të QKRMT-së, duke veçuar rëndësinë e grumbullimit të bazës së të dhënave dhe dëshmive të të mbijetuarve të torturës e dhunës gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkaq, ministrja Haxhiu theksoi se ky nominim vjen si rrjedhojë e punës së madhe të organizatës dhe përfaqësuesve të saj për adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe shtoi rëndësinë e vazhdimit e fuqizimit të bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori