LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon ministrin e Jashtëm grek, i shtron drekë në njërin nga restorantet në kryeqytet

Kurti takon ministrin e Jashtëm grek, i shtron drekë në njërin nga restorantet në kryeqytet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Kurti ka zhvilluar takim me ministrin grek në një restorant, në periferi të Prishtinës, shkruan KosovaPress

Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias e ka takuar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


Osmani pas takimit me Dendias: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe procesin e dialogut me Serbinë
Lexo po ashtu Osmani pas takimit me Dendias: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe procesin e dialogut me Serbinë

Presidentja Osmani, siç është bërë e ditur në komunikatë, ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, siç është bërë e ditur, Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori