LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon eurodeputetin Schieder, i premtohet mbështetje për prioritetet e qeverisë

Kurti takon eurodeputetin Schieder, i premtohet mbështetje për prioritetet e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në vizitë, shefin e delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPO) në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder. 

Kurti e njoftoi eurodeputetin Schieder për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet që pati atje.

Ai foli edhe për prioritetet e qeverisë së re dhe fillimin e procesit të reformave.


Sipas njoftimit të Kryeministrisë, eurodeputeti Schieder konfirmoi mbështetjen për prioritetet e qeverisë, veçanërisht për reformat ekonomike dhe sociale, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Temë e bisedës mes Kurtit dhe eurodeputeti Schieder ishte edhe bashkëpunimi rajonal dhe agjenda evropiane e Kosovës.

Kurti ka vlerësuar rolin proaktiv dhe avokues të Parlamentit Evropian, në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e BE-së për përballimin e pandemisë COVID-19.

Në takim mori pjesë edhe Eva Elleriet, drejtoreshë e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), me të cilën thuhet se u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm.

Nga ana e tyre eurodeputeti Schieder dhe Elleriet i dëshiruan sukses kryeministrit Kurti në zbatimin e prioriteteve të qeverisë, që do t’i hapnin rrugë integrimit evropian të vendit, thuhet në fund të njoftimit të Zyrës së Kryeministrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori