LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon diplomatët italian, diskutojnë për bashkëpunimin bilateral, BE-në dhe NATO-në

Kurti takon diplomatët italian, diskutojnë për bashkëpunimin bilateral, BE-në dhe NATO-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarët e kryesisë, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla u pritën nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në njoftimin në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook thuhet se ministri Guerini e uroi Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndërsa Kurti e njoftoi ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht.


Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin bilateral edhe për BE e NATO.
Postimi i plotë:

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë sonë, znj. Albulena Haxhiu dhe z. Xhelal Sveçla u pritën nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, z. Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.

Në një atmsoferë miqësore z. Guerini e uroi Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit. Njëherit z. Kurti e njoftoi ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht. Sepse, populli vendosi që mbaroi pritja e gjatë për një qeveri të pakorruptuar dhe punëtore.

Shprehëm falenderimin dhe mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri. Italia është edhe fqinji më i madh i Ballkanit perëndimor.

Bashkëpunimi ynë do të jetë i afërt dhe i sinqertë, si bilateral ashtu edhe për BE e NATO. Prandaj edhe takimet tona do të jenë sa më të shpeshta e sa më konstruktive./Telegrafi/