LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon ambasadorin francez, bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti takon ambasadorin francez, bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, pritën sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, dhe zëvendës-ambasadoren, Carole Blestel-Feffer.

Në një njoftim lëshuar nga kjo parti është biseduar për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, ndërsa ambasadori francez ka shprehur  mbështetjen e Francës për shtetin e Kosovës.

Ndërsa, Kurti ka theksuar nevojat e mëdha ekonomike dhe sociale që kanë shtresa të ndryshme të popullit në Kosovë, nga punësimi e deri të investimet, dhe se si ka dështuar modeli ekonomik në linjën e të cilit po ecën qeveria aktuale.


Ai më tej theksoi edhe një herë domosdoshmërinë për t’u mos u ngutur e për të mos bërë gabime në dialogun me Serbinë.

“Duhet t’ia nisim nga vlerësimi në Kuvend i marrëveshjeve të arritura deri më sot, dhe ky vlerësim po ndalet me qëllim nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka folur për mungesën e legjitimitetit demokratik të Ekipit negociator dhe të qeverisë, si dhe për nevojën për të mbajtur zgjedhje të parakohshme nga të cilat do të dilnin institucione legjitime dhe demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori