LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe ish-sekretari amerikan Pompeo: Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë luftën në Ukrainë

Kurti dhe ish-sekretari amerikan Pompeo: Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë luftën në Ukrainë

Në tryezën ndërkombëtare vjetore të revistës prestigjioze The Economist, e cila po mbahet në Athinë, kryeministri  Albin Kurti, zhvilloi takim me ish-sekretarin amerikan të Shtetit dhe ish-Drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Në këtë takim u theksua miqësia dhe partneriteri i Kosovës me ShBA-të, nevoja për shtimin e investimeve ekonomike amerikane në Kosovë dhe hapat, që po ndërmerr Kosova për të shtuar sigurinë dhe mbrojtjen.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit theksohet se Kurti e njoftoi Pompeon me të arriturat e Kosovës sa i përket rritjes ekonomike, cilësisë së demokracisë dhe imazhit të Kosovës në botë.


U diskutua edhe situata në Evropë e posaçërisht në Ballkan pas agresionit ushtarak të paprovokuar, ilegal e të pajustifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën.

Të dy u pajtuan që Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë këtë luftë, që kontinenti evropian mbrohet më së miri me unitet të brendshëm dhe me urën transatlantike me ShBA-të dhe se Kosova është shembull suksesi i qëndrueshmërisë së popullit të saj dhe i ndërhyrjes së NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Vritet një polic në Kaçanik

Vritet një polic në Kaçanik

Lajme
Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Lajme
Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në, hendeku me VV-në është shumëvjeçar

Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në, hendeku me VV-në është shumëvjeçar

Lajme
Kalo në kategori