Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, Ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Zëdhënësin e Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, priti në zyrën e tij Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, Shefin e tij të kabinetit, Besim Mehmeti dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriun.
Sipas komunikatës, Kurti shtroi iftar për Myftiun Tërnava dhe anëtarët tjerë të delegacionit të Bashkësisë Islame.
“Atyre ju uroi iftar të këndshëm dhe agjërim sa më të lehtë përgjatë ditëve të mbetura. Muaji i Ramazanit nuk është muaj i zakontë për besimtarët myslimanë. Në këtë muaj besimtarët sfidohen me agjërim duke u përmbajtur nga ushqimi e pija gjatë ditës, derisa lartësojnë virtytet më të mira të tyre. Ai është muaj i devotshmërisë, përafrimit me Zotin, mirësjelles me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë”, thuhet më tej.
“Përballja me pandeminë COVID-19 e bën këtë Ramazan të veçantë. Ndonëse na është rikujtuar se sa krijesa të brishta jemi, e kemi kuptuar edhe një herë sa të fuqishëm mund të bëhemi përballë çdo sfide kur jemi të bashkuar në qëllim dhe solidarë me njëri-tjetrin”.
Për këtë, Kryeministri në detyrë Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin që institucionet fetare kanë pasur në luftimin dhe menaxhimin e pandemisë përmes thirrjeve të tyre që besimtarët ta ruajnë distancën fizike dhe të rrinë në shtëpitë e tyre në mënyrë që të pamundësohet shpërndarja e virusit Corona.
Rezultatet e fundit janë shpresëdhënëse, por kjo nuk duhet të na relaksojë. Kujdesi dhe vëmendja duhet të vazhdojnë të jenë të shtuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë