Në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, është diskutuar Agjenda e reformave në kuadër të planit të BE-së për rritje 2024-2027.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në kuadër të kësaj agjende Kosova është ftuar të prezantoj agjendën e reformave që fokusohet në masa socio-ekonomike që stimulojnë zhvillimin dhe konvergjencën me BE-në.
“Ekipi i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë ka qenë i angazhuar në hartimin e kësaj agjende. Puna ka vazhduar me shumë intensitet ku pas disa muaj negociata me Komisionin Evropian janë identifikuar rreth 30 reforma dhe mbi 100 aktivitete konkrete të shpërndara në pesë fusha”, tha Kurti.
Kurti përmendi se këto fusha janë: Qeverisja – reforma e administratës publike dhe menaxhimi i financave publike, Tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, Zhvillimi i sektorit privat dhe mjedisi afarist, Kapitali njerëzor dhe Bazat e anëtarësimit në BE, përkatësisht sundimi i ligjit, transmeton Telegrafi.
“Kjo agjendë gjithëpërfshirëse reformash synon të reformoj më tej administratën publike dhe të avancoj menaxhimin e financave publike. Ajo vendos një fokus te veçantë në agjendën e gjelbër dhe digjitalizimin. Në fushën e sektorit privat kemi paraparë veprime që rrisin investimet dhe eksportet dhe masat që mundësojnë më tej qasjen në financa. Synon të siguroj arsim cilësor në të gjitha nivelet. Do të luftoj më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se fondet nga plani evropian i rritjes për Kosovën do të jenë shtesë krahas atyre nga IPA, ku nga gjithsejtë rreth 950 milionë euro gjysma do të shkoj në buxhet për zbatimin e reformave ndërsa gjysma tjetër në projekte investive.
Kurti tha se konsultimet publike për këtë agjendë tashmë kanë filluar dhe do të vazhdojnë edhe gjatë javëve në vijim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri